• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDALIMI I PIJEVE ENERGJIKE/ Manastirliu: Rrezik për fëmijët, të konsumojnë fruta
Home
Politikë

NDALIMI I PIJEVE ENERGJIKE/ Manastirliu: Rrezik për fëmijët, të konsumojnë fruta

25 October, 2018 Isa.Autor Politikë

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mbështeti nismën e deputetit Braçe për ndalimin e pijeve energjike për fëmijët.  “Ky ndryshim ligjor është i domosdoshëm për mbrojtjen dhe mirërritjen e fëmijëve, është një nismë që do t’ju shërbejë gjeneratave të ardhshme, për të patur një popullatë sa më të shëndetshme”, u shpreh në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Duke ju referuar të dhënave të fundit që tregojnë ndikimin e konsumimit të këtyre pijeve tek shëndeti i fëmijëve dhe adoleshentëve, Ministrja Manastirliu shprehu mbështetjen pa rezerva të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kontrollin e ndalimit të konsumimit të pijeve energjike me përmbajtje të lartë të kafeinës dhe pijeve e gazuara që përmbajnë sheqer nga të miturit. “Nuk është një sfidë e lehtë, por ne do të vëmë në dispozicion të gjithë burimet tona për të ushtruar kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, me qëllim minimizimin, deri në ndalimin e përdorimit të alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara nga të miturit”, tha Manastirliu.

Pasojat e konsumimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek mirërritja e fëmijëve. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, në veçanti, tek fëmijët dhe adoleshentët, pijet energjike mund të shkaktojnë çrregullime të rrahjeve (ritmit) të zemrës. Fëmijët, veçanërisht ato me sëmundje kardiovaskulare, renale ose të mëlçisë, me epilepsi, diabet, mungesë humori dhe çrregullime të sjelljes, me hypertiroidizëm ose ata që marrin medikamente të caktuara, mund të jenë në rrezik më të lartë për ngjarjet e padëshiruara nga konsumimi i pijeve energjike. Po ashtu, ekziston evidencë e bollshme shkencore lidhur me efektet negative të pijeve me sheqer tek fëmijët dhe adoleshentët. Kështu, shumica e studimeve raportojnë lidhje të fortë midis konsumit të pijeve me sheqer dhe rrezikut të obezitetit, rezistencës ndaj insulinës, pra rritje të rrezikut për zhvillimin e diabetit tek fëmijët dhe adoleshentët” deklaroi ajo.  Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se fëmijët nuk duhet të konsumojnë pije energjike, por fruta, Shqipëria i ka me bollëk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLET HETIMI/ Humbi jetën në komisariatin e Korçës. Zbulohet nëse u ushtrua dhunë ndaj 27-vjeçarit
Previous article PO JU E VUTË RE? Fansat kapin detajin SHOKUES në pjesën intime të Ronela Hajatit (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT