• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
E PABESUESHME/ Klop, elozhe Shaqirit: E shijova, Xherdani u përfshi në gjithçka
Home
Futboll

E PABESUESHME/ Klop, elozhe Shaqirit: E shijova, Xherdani u përfshi në gjithçka

25 October, 2018 Isa.Autor Futboll

Ishte njeriu i ndeshjes dhe Jyrgen Klop i jep meritat që i takojnë. Trajneri i Liverpulit vlerësoi me superlativa Xherdan Shaqirin pas fitores ndaj Yllit të Kuq të Beogradit në “Anfield Road”.

Përjashtuar kualifikueset, Liverpuli nuk mposhtet në asnjë nga 17 ndeshjet e fundit në shtëpi në kompeticionet Europiane (12 fitore, 5 barazime), duke shënuar 43 gola. Ekipi nuk pëson gol gjithashtu në 12 nga 15 ndeshjet e fundit në “Anfield Road” në të gjitha kompeticionet. “Plani ishte që të luanim vertikalisht. Nuk e dinim sesi do të mbronin ata. Donim të ishim shumë të lëvizshëm dhe të gjallë. Kur ndeshja u qetësua, ne luajtëm futboll dhe krijuam raste. Bëmë në çdo moment lëvizjet e duhura në momentet e duhura. Bëmë gjithashtu pasimet e sakta. Ishte një ndeshje me të vërtetë e mirë dhe unë e shijova shumë. Ishte një ndeshje e bukur futbolli dhe një fitore e merituar.

sp-liverpul_620x0

Fabinjo ishte shumë lartë që nga minuta e parë, ndërsa Shaqiri u përfshi në gjithçka. Ai është me të vërtetë një futbollist i mirë dhe kjo ndihmoi. Mendoj se luajti shumë mirë”, tha trajneri gjerman. Në lidhje me renditjen në grup, ish-tekniku i Dortmundit komentoi: “Napoli dhe PSG barazuan 2-2. Por, mund ta imagjinoj sesa ndeshje e bukur ka qenë. Do të vazhdojë të mbetet një grup emocionues. Është shumë i fortë për të gjitha skuadrat. Duhet të jemi gati çdo ditë dhe shpresojmë që të jemi gati edhe pas dy javësh”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN ME 80 KILOGRAM DROGË/ Gjykata vendos për 6 të arrestuarit (EMRAT)
Previous article NUK DO TU BESONI SYVE/ Kështu nuk e kemi parë asnjëherë Taynën (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Sulm “Made in Tirana”, klubi me pretendime në Turqi kompleton dyshen e frikshme Futboll

ZYRTARE/ Sulm “Made in Tirana”, klubi me pretendime në Turqi kompleton dyshen e frikshme

PLAS ME MBROJTËSIN E KOMBËTARES/ Refuzoi të luante, trajneri tregon prapaskenat që dërguan në vendimin drastik Futboll

PLAS ME MBROJTËSIN E KOMBËTARES/ Refuzoi të luante, trajneri tregon prapaskenat që dërguan në vendimin drastik

TRANSFERIMI I SALAH TE TRABZONSPORI/ Gjigantët e Turqisë përgjigjen me sulmuesin e Seria A Futboll

TRANSFERIMI I SALAH TE TRABZONSPORI/ Gjigantët e Turqisë përgjigjen me sulmuesin e Seria A

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT