Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të bërë në Facebook, ka publikuar mesazhin që i ka ardhur nga “qytetari dixhital”, ku sipas këtij të fundit, Afrim Bakaj, Drejtor i portit Durrës, dhe vëllai i tij, Altin Bakaj kanë bërë trafik të lëndëve narkotike, me targa të falsifikuara.
Sipas këtij të fundit kjo bëhej në kohën kur Altin Bakaj ka qenë zv/drejtor i patentave në Durrës.
Postimi i plote i Sali Berishes:
“Me targa te fallsifikuara benin transportin e lendeve narkotike!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I nderuar z. Berisha, jam nje qytetar i Durrësit. Dua t’ju bej me dije se: Afrim Bakaj Drejtor i portit Durres ka vella Altin Bakaj e cili eshte me emer te ndryshuar pasi eshte denuar ne itali. Altin Bakaj ka qene zv drejtor i patentave ne Durres, ku ndante pazaret e fallsifikimit te targave (ky nip i Cine Avdylit) me Roni Shqiopa i grupit te saje qorrit dhe perdorues drroge gjithashtu. Me targat e falsifikuara keto benin dhe transportimin e lendeve narkotike. Anonim te lutem.”



