Mazhoranca pritet të votojë sot mbylljen e lojërave të fatit, dhe do të shqyrtojë dekretin e Presidentit Meta që e ktheu sërish ligjin për rishqyrtim.
Ligji i propozuar nga kryeministri Rama për mbylljen e lojërave të Fatit dhe Kazinove do të votohet sot. Rama i bëri apel të gjithë deputetëve se duhet të jemi të gjithë që ta heqim këtë mortje nga politika.
Ligji për teatrin
Maxhoranca do të shqyrtojë sot në Kuvend edhe dekretin e Presidentit Ilir Meta që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Kryetari i Komisionit të Pritet që dekreti të rrëzohet dhe për rrjedhojë ligji hyn në fuqi menjëherë, pasi e drejta e Presidentit për ta kthyer ligjin është vetëm njëherë. Nuk dihet ende nëse opozita do marrë pjesë sot në seancë kur të shqyrtohet dekreti i kreut të shtetit.
Lojërat e Fatit
Ashtu siç pritej, ligji për ‘Lojërat e fatit’, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit, pritet të miratohet ditën e sotme në seancën e Kuvendit.
Pavarësisht se në rend të ditës do të jetë edhe votimi i këtij ligji, opozita sërish nuk do të marrë pjesë në Parlament duke bojkotuar për të disatën herë seancat plenare.
/Alpenews.al


