• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GODITJE E RE PËR SERBINË/ Podgorica po zhvillon bashkëpunim ushtarak me Prishtinën
Home
Rajon

GODITJE E RE PËR SERBINË/ Podgorica po zhvillon bashkëpunim ushtarak me Prishtinën

25 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Vizita e ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviç në Prishtinë paraqet bazë për përmirësimin e ardhshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

‘Spuntiku’ serb këtë vizitë po e cilëson si provokim të ri ndaj Serbisë nga ana e Malit të Zi, prej kur ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Përpos takimit me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Boshkoviç pati takim edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi. Boshkoviç deklaroi se qëllimi i vizitës së tij ishte për të treguar se Mali i Zi është një mik i sinqertë i Kosovës mirëpo nuk ka dashur të komentojë drejtpërdrejtë çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri. Duke theksuar se kjo është një çështje e brendshme e Kosovës, ai ka thënë se Mali i Zi i respekton të gjitha vendimet e shteteve sovrane.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin i cili u shpreh se mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës minon besimin e serbëve në KFOR, transmeton lajmi.net.

Analisti serb, Igor Damjanoviç duke e komentuar vizitën e ministrit malazez në Kosovë ka thënë për ‘Spuntik’ se është shkaktuar pakënaqësi në shumicën e qytetarëve të Malit të Zi.

“Të gjitha janë shkaktuar pas njohjes së shtetit të rremë të Kosovës, votave për pranimin e Kosovës në UNESCO, votimin kundër interesave të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vizitës zyrtare të kryeministrit malazez vetëm në ditën e shtetësisë serbe  dhe së fundi vizitës së ministrit të Mbrojtjes malazeze në Kosovë”, është shprehur Damjanoviç.

Në këtë drejtim, analisti serb e ka cilësuar vizitën e Boshkoviçit si një ‘provokim të ri dhe armiqësi të hapur nga regjimi i Milo Gjukanoviçit ndaj Serbisë’.

“Unë nuk mendoj se nga ky premtim për bashkëpunim do të dalin rezultate pasi Mali i Zi nuk ka kapacitet për të investuar seriozisht në departamentin e Mbrojtjes në Kosovë. Megjithatë, deklaratat e Boshkoviçit janë armiqësore edhe pse Amerika po tenton që në kundërshtim me Rezolutën 1244 të krijojë një ushtri të Kosovës”, ka deklaruar Damjanoviç.

Ai ka shtuar se akti armiqësor i ministrit Boshkoviç ndaj shtetit të Serbisë është thellë i rrënjosur para së gjithash në interesat strategjike të Malit të Zi.

“Mendoj se kjo ka nisur nga lobi euroatlantik, në të njëjtën mënyrë si futja e sanksioneve kundër Federatës Ruse ose dëbimit të diplomatëve rusë”, ka përfunduar analisti serb.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS E NEGLIZHONI/ Shëndeti i keq i gojës ndikon në hipertension
Previous article FMN NXJERR TË VËRTETËN E DHIMBSHME/ Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT