Shqiptari më i pasur në Evropë, Bekim Osmani, është shfaqur duke darkuar me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
FaktePlus ka siguruar një fotografi ku shihet Shkëlzen Berisha në shoqërinë e Bekim Osmanit, që njihet si pronar i kazinove dhe lokaleve të natës nëpër shumë vende të Evropës.
Kjo fotografi është bërë në Pallma de Majorca.
Bekim Osmani njihet si biznesmeni më i suksesshëm në Evropë me qendër në Berlin. Katër vëllezërit Osmani (Burimi, Qazimi, Bekimi dhe Bashkimi) kanë deklaruar mbi 1 miliard pasuri në fushën e lojërave të fatit, imobiljareve, hotelerisë, ndërtimit etj.
Familja Osmani ka qenë edhe mbështetëse e luftës së Kosovës.
Vëllezërit Osmani janë të mirënjohur nga të gjitha mediet gjermane por edhe spanjolle pasi ata e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Gjermani, Spanjë, Çeki, Kroaci etj./FaktePlus/


