• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BURGJET NË SITË”/ Gjonaj: Ndjekje penale tre punonjësve në IEPV e Burrelit, 23 masa administrative
Home
Politikë

“BURGJET NË SITË”/ Gjonaj: Ndjekje penale tre punonjësve në IEPV e Burrelit, 23 masa administrative

24 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka prezantuar sot rezultatet e punës javore të Task Forcës Antikorrupsion në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës në rang vendi. Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit dhe burgun e Burrelit.

“Nga shkeljet e konstatuara lidhur me procedurat administrative të ndjekura në Zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni. Ndërkohë, pritet të dilet me konkluzione në një sërë institucionesh të tjera të inspektuara si spitale, drejtori rajonale tatimore, zyra të tjera regjistrimi pasurish të paluajtshme”

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Gjithashtu në vazhdën e hetimeve administrative në burgje, janë identifikuar një sërë nëpunësish të përfshirë në shkelje të ligjit apo afera korruptive. Në burgun e Burrelit janë referuar në prokurori për ndjekje penale 3 punonjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar masa administrative për 23 punonjës të tjerë. Gjonaj nuk ka nguruar të përgëzojë punën e Policisë së Prokurorisë në lidhe me aksionet e ditëve të fundit, ku në pranga ranë një numër i madh zyrtarësh, të akuzuar për përfshirje në afera korruptive.

“Ndërkohë që ne përgatitemi të publikojmë reformën e rëndësishme të pronës, goditjet e fundit që lidhen edhe me pronën, janë fillimi i një pastrimi të madh të titujve të pronësisë në zonën e bregdetit. Falenderojmë, mbështesim dhe nxisim prokurorinë të vijojë të godasë korrupsionin e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja ka përmendur edhe rezultatet e javës së shkuar gjatë të cilës strukturat e Policisë së Shtetit, kanë ndaluar dhe arrestuar 23 persona në rrethet Elbasan, Korçë, Kurbin, Lezhë e Tiranë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personit që ushtron funksione publike dhe korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore. Goditja e çdo akti korruptiv, në të gjitha nivelet e administratës, pa asnjë dallim ngjyre politike apo përkatësie, sipas Gjonajt është deviza e qeverisjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Legjenda italiane qetëson Donarumën: Gabimi do t’i bëjë mirë
Previous article DEL LISTA/ Ja 11 drejtuesit socialistë në rrethe që u shkarkuan dje nga Kryesia e PS

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve... Politikë

"SHQIPËRIA NUK KA TË DREJTË TË NDËRHYJË"/ Ministri serb i përgjigjet Ramës për lumin Ibër: Lëreni diplomacinë e altoparlantëve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT