Deputetët e Bashës edhe kur tentojnë të bëjnë diçka përtej videove ala Babale, bëjnë gafa që nxjerrin zbuluar injorancën e tyre duke na turpëruar në sytë e të gjithëve. Deputeti i Bashës, Xhemal Gjunkshi, ka hedhë në Facebookun e tij disa foto ku shkruan: “Nje takim me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-sANDERS FOGH RASMUSSEN dhe me Gjeneral Ben Hodges Former Commanding General US Army Europe, Pershing Chair, CEPA, Partner, Berlin Global Advisors.
Bashkbisedim mbi Samitin e NATO-s ne Bruksel.”
Por, Xhungshi akoma nuk e ka marrë vesh që Sekretar i Pergjithshem i NATO-s tanime eshte Jens Stoltenberg dhe jo RASMUSSEN i cili ka 4 vjet qe nuk e mban me ate post. Madje një qytetar në Facebookun e tij i ka bërë një koment ku e ka ftilluar anëtarin e Komisionit të Sigurisë njeheresh deputet i Kuvendit i zgjedhur nen siglen e PD, Xhemal Gjunkshi.
Ja, keta lloj perfaqesuesish na bejne qesharake ne syte e botes.
Gjithësesi, me shumë mundësi Xhemalit foton ja ka bërë Stoltenberg, meqë deputeti i Bashës e ka nxjerrë ‘ta papunë’.
Nejse, e rëndësishme është që kur të vijë ne Shqipëri Xhemali do flasë për Naton, Babalen, ytë ardhmen e Shqipërisë…..




