• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Plagosja e policit/ Dalin pamjet, duket që Ermali qëllohet 4 herë por…
Home
Aktualitet
Kronikë

Plagosja e policit/ Dalin pamjet, duket që Ermali qëllohet 4 herë por…

3 December, 2017 F.autor Aktualitet, Kronikë

Plagosja e efektivit të Komisariatit nr.1 të Tiranës, mbrëmjen e së martës tek ishParku i Autobusëve, mund të ketë ndodhur edhe për shkak të detyrës.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, që u sekuestruan pas ngjarjes, Policia nuk ka konstatuar që mes policit 30-vjeçar Ermal Bregu dhe autorit të ketë pasur debat apo konflikt fizik.

Ndërsa i dyshuari, tashmë në kërkim, Daniel Manushi, e ka qëlluar efektivin Bregu pa paralajmërim. Pasi e ka kërcënuar verbalisht, fillimisht në ambientet e lokalit ku Ermal Bregu po pinte kafe me një shok, autori ka dalë nga lokali, duke e pritur i fshehur në rrugë.

Në momentin që 30-vjeçari ka dalë jashtë lokalit, për të parë se kush ishte personi që e shau dhe kërcënoi në lokal, ky i fundit i ka dalë përpara duke e qëlluar menjëherë me pistoletë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, duket që në drejtim të efektivit është qëlluar 4 herë, por vetëm dy nga plumbat e kanë goditur.

FILMIMI NE LOKAL

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, në ambientet e brendshme të lokalit, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, duket efektivi Ermal Bregu, i ulur në një tavolinë bashkë me një mikun e tij. Në lokal futet një person, i identifikuar si 23- vjeçari Daniel Manushi.

Ky person drejtohet nga tavolina ku ishte ulur efektivi. Duke i drejtuar gishtin, ai e fyen dhe me njërën dorë ngre bluzën, duke i treguar pistoletën që mbante në brez. Pas këtij veprimi, autori del nga lokali, ndërsa efektivi Ermal Bregu shfaqet duke biseduar me shokun, me të cilin ishte në tavolinë. Brenda pak sekondash, Bregu ngrihet nga tavolina dhe del jashtë lokalit, ku më pas është plagoset me armë zjarri nga i dyshuari Daniel Manushi.

FILMIMET NE RRUGE

Policia e Tiranës ka administruar si provë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së një farmacie pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Nga analizimi i këtyre pamjeve është zbardhur edhe momenti i plagosjes së efektivit Ermal Bregu.

Në pamjet filmike është fiksuar momenti kur efektivi del nga lokali ku ishte ulur dhe kontrollon me sy për të parë personin që e kërcënoi në lokal. Në këtë moment, i dyshuari Daniel Manushi i del para me pistoletën e drejtuar përballë tij, të cilën e shkrep menjëherë.

Autori ka qëlluar 4 herë në drejtim të efektivit 30-vjeçar, por duke qenë se Ermal Bregu ka lëvizur sapo ka parë pistoletën, është prekur nga dy plumba. Një plumb tejshpues, që e ka kapur tanget në bark dhe një tjetër në krahun majtë, që i ka dëmtuar kockën.

Në këtë moment autori, të cilin e priste disa metra më tej shoku i tij, 25-vjeçari me iniciale E.K., që gjithashtu është shpallur në kërkim, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa efektivi i plagosur rezulton të jetë larguar në drejtim të spitalit me automjetin e tij.

TE KERKUARIT

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy të dyshuar për plagosjen e efektivit Ermal Bregu, mbrëmjen e së martës në Tiranë. Mësohet se autori kryesor i ngjarjes është 23-vjeçari Daniel Manushi, i lindur në Gjermani dhe banues në Yzberisht.

Sipas Policisë, Manushi është personi që ka shkrepur pistoletën, duke plagosur efektivin Ermal Bregu. Ndërsa bashkëpunëtori i tij është shtetasi me iniciale E.K., 25 vjeç, banues në Bërxull. Ky person, sipas burimeve, ka qenë më tepër në rolin e përkrahësit të autorit të krimit, por pa marrë pjesë në ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reali i Zidanit, më i dobëti në dekadën e fundit (FOTO)
Previous article Bashkimi Evropian ’zgjidh’ thesin, miliona euro projekte në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT