• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Xhaçka pret homologen italiane: Vetëm këtë vit kemi DYFISHUAR trupat ushtarake në Afganistan
Home
Politikë

Xhaçka pret homologen italiane: Vetëm këtë vit kemi DYFISHUAR trupat ushtarake në Afganistan

23 October, 2018 F.autor Politikë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti të martën në një takim zyrtar homologen italiane Elisabetta Trenta. Gjatë deklaratës së përbashkët për mediat, Xhaçka vlerësoi Italinë si një nga partnerët strategjik në integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.

Ministrja konfirmoi vullnetin e Shqipërisë për të vijuar me ritmin që kërkohet për përfaqsimin në në strukturat e NATO-s, ndërsa nënvizoi që për vitin e ardhshëm do të kryesojë disa iniciativa rajonale.

“Kjo vizitë është një mundësi e mirë për të biseduar nga afër për çështje të rëndësishme në fushën e sigurisë e mbrojtjes. Italia mbetet një nga partnerët më të ngushtë, aleat historik në rrugën tonë drejt integrimit tonë në strukturat Euro-atlantike, ashtu siç është në krahun tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian” Vitin që vjen Shqipëria do të ketë kryesimin e disa iniciativave rajonale siç janë iniciativa SHBA-Karta e Adriatikut (A5) dhe Iniciativa e Ministerialit te Mbrojtjes së Evropës Juglindore. Do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të dhënë kontributin maksimal në forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në rajonin tonë.”

Gjithashtu ministrja tha se vetëm këtë vit, Shqipëria ka dyfishuar trupat ushtarake pjesëmarrëse në Resolute Support Mission në Afganistan.

“Vetëm këtë vit kemi dyfishuar trupat tona ushtarake pjesëmarrëse në ResoluteSupportMission në Afganistan. Anijet tona ushtarake përditë punojnë fort për të shpëtuar jetë të pafajshme emigrantësh në detin Egje, ndërsa kontigjenti ynë çminues (EOD) në kuadër të Forcës së Përparuar të NATO-s vijon të marrë vlerësime maksimale për kontributin e tyre në sigurimin e territorit dhe qytetarëve aleatë, në Letoni. Gjithashtu, diskutuam se prezenca e ushtarakëve tanë në KFOR Kosovë janë shembull korrektësie dhe bashkëpunimi, reflektim i qartë i dëshirës tonë për paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe bashkëjetesë në rajon. Pa më të voglin dyshim Shqipëria dhe shqiptarët do të vijojnë të jenë faktorë stabiliteti dhe promotorë të politikave integruese për vendet e Ballkanit“, ka thënë ministrja Olta Xhaçka.

Nga ana e saj Ministrja e mbrojtjes italiane vlerësoi angazhimin e deritanishëm të Shqipërisë në Nato, dhe tha se ajo vijon të mbetet një nga partnerët e ngushtë dhe aleat historik i rrugëtimit të përbashkët e jo të lehtë, për integrim në struktura euro-atlantike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Do kthehem për një koncert të madh"/ Elhaida zbulon surprizën për fansat shqiptarë (FOTO)
Previous article Zbuloni 7 shenjat që paralajmërojnë për mungesë të magnezit

F.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT