• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI ME PRONAT/ Përgjimet zbulojnë konfliktin mes vëllezërve Ndoka
Home
Breaking News

ABUZIMI ME PRONAT/ Përgjimet zbulojnë konfliktin mes vëllezërve Ndoka

23 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga transkriptimi i përgjimeve në dosjen e Prokurorisë, që siguron “BalkaWeb” rezulton se ka nisur një konflikt i rëndë nga anëtarë të familjes Ndoka, kjo për një pronë bregdetare me një sipërfaqe prej 4500-5000 m/2. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve rezulton se pronar defacto ka qenë Arben Ndoka, i cili kishte idenë  se edhe juridikisht do të ishte kaluar në emër të tij nga anëtarët e familjes.

Shtetasi Arben Ndoka rezulton se ka konstatuar se prona e tij nuk figuronte në emrin e tij por në emrin e shtetasit Altin Mikaj, ku ka të dhëna se është dhëndër i të ndjerit Sandër Ndoka. Pas ardhjes në dijeni të këtij momenti Arben Ndoka është acaruar dhe ka patur debate të forta me motrën e tij Mimoza Ndoka dhe vëllain e tij  Gjevi Ndoka. Në përgjimet në vijim rezulton se Arben Ndoka duke patur idenë se anëtarët e tij të familjes kishin dalë nga rregullat ‘kanunore’ familjare është acaruar dhe ka akuzuar vëllain më të madh të ndjerin Aleksandër  Ndoka. Duke qenë se pronën që realisht duhet të ishte në emër të tij i është dhënë pa ndonjë shpjegim dhëndrit të Aleksandrit. Kujtojmë se shtetasi Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit PS, mbeti i i vrarë me armë zjarri më 9 dhjetor të 2017.

Faximile 1

Arben Ndoka ka kërkuar llogari si nga familjarët e tij ashtu edhe nga punonjësit në zyrat përkatëse shtetërore që prona objekt konflikti duhej kthyer me patjetër në pronë shtet, pastaj e dinte ai se si të vepronte për ta marrë. Kështu ai debaton me Gjevi Ndokën, Mimoza Ndokën, Bardhok Bardhi, inxhinier dhe Bledar Cara kushëri i tyre që punon në hipotekë. Në vijim tregohet shqetësimi që kishte sidomos Mimoza dhe Gjevini pasi kishin frikën e ndonjë përplasjeje fizike ndërmjet vëllezërve Aleksandër dhe Arben Ndoka.

Pjesë nga përgjimet:

Mimoza: Tashti që ta dish se prandaj i ka rënë telefonit … që ti të lidhesh me Bardhin dhe të marrësh numrin e parcelës që ta verifikosh.. A po lidhesh me Bardhin ti? ( Bardhok Bardhi rezulton inxhinier gjeodezie matje)

Gjevi: Shih tani Mozë që ta shpjegoj unë nji diçka.. kur futesh te Pashku e del te ajo rruga për me dal e u la (plazh) ‘ Ky” e ka djashtas e Pashku e ka majtas Mozë, nuk ka lidhje fare!

Mimoza: Bravo … mirë shumë bukur shyqyr aq ma mirë.

Gjevi: A kupto?! Nda rruga … ka shenjë në të.. rri e qetë e di unë atë punë,

Mimoza: Po po, perfekt ndërko ti vetëm sqaro Bardhin…

Gjevi: Po në past merak po ta them me bindje, … se dikund aty e din ai se jma edhe une me kët… e ja jap unë pjesën teme e s’ma bahët vonë hic..!

Mimoza: Po jo ore se nuk është ashtu, nuk don ashtu ai.. !!

Gjevi: Nuk e lo po gjo unë të mos mërzitet ai !!

Mimoza: jo jo nuk ka lidhje kjo pjesë… ‘ai’ thjesht don që mos  të jenë hap ‘njerëzit e vet aty’ !!! Kët hall ka  ai.

Faximile 3
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA E VETME E HYGERTA SAKOS FESTON DITËLINDJEN/ Moderatorja ka një urim special për të (FOTO)
Previous article LIVE/ Shpërfytyrohet Shqipëria e Mustedanagiç, 3 gola të pësuar në 20 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

SËRISH PROBLEME NË AKSIN LIBRAZHD-HOTOLISHT/ Gurët dhe dherat bllokojnë rrugën gjatë natës Aktualitet

SËRISH PROBLEME NË AKSIN LIBRAZHD-HOTOLISHT/ Gurët dhe dherat bllokojnë rrugën gjatë natës

VIJON LUFTA NË PARKUN KOMËTAR TË LURËS/ Në terren mbi 100 forca dhe dy helikopterë Aktualitet

VIJON LUFTA NË PARKUN KOMËTAR TË LURËS/ Në terren mbi 100 forca dhe dy helikopterë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT