Gjatë natës në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autohokej” të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K., ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete, duke shkaktuar një dëm mjaft të madh.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.


