• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LABORATORI I DROGËS/ Noka: Shmangu “peshkun e madh” Vangjush Dakon
Home
Politikë

LABORATORI I DROGËS/ Noka: Shmangu “peshkun e madh” Vangjush Dakon

22 October, 2018 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në studion e Ora News, tha se dosja për megaoperacionin që çoi në pranga 27 persona, është i sakatuar dhe cunguar, pasi është shmangur sipas tij, “peshku i madh”, kryebashkiaku u Durrësit, Vangjush Dako.

Noka tha se njësoj si operacioni i Xibrakës apo ai i kapjes së 613 kg kokainë në Maminas, ka shmangur “kokat” kryesore të lidhura sipas tij me Edi Ramën.

Noka: Siç ka ndodhur rëndom në këto 5 vite të Rilindjes, Edi Rama edhe kur zhvillohet një operacion nga Policia e Shtetit, edhe nga ana e Prokurorisë që tashmë është thuajse e njëjta gjë, operacionet, gjysmohen, sabotohen, apo shkatërrohen. Pse ndodh kjo gjë? 

Është operacion i përgjysmuar, për të mos thënë i sakatuar. Nuk është ndonjë sukses i madh i punës së Policisë së Shtetit. Pas kësaj, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po përpiqen të fshehin një punë dyvjeçare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 

Ky arrestim i këtij grupi të strukturuar kriminal në Durrës dhe dy ish-deputetëve, është si produkt i një procedimi penal të nisur në vitin 2016, nr.339, në të cilin është përfshirë edhe Vangjush Dako. Çfarë ka bërë Donika Prela, ushtarja e Edi Ramës, së bashku me Fatmir Agron Xhafën? 

Kanë përgjysmuar dosjen. Në të njëjtin procedim penal është edhe Vangjushi, pro Vangjushi nuk është arrestuar, është shmangur dhe “peshqit e vegjël” dhe disa edhe të ngordhur, arrestohen dhe i serviren opinionit publik dhe ndërkombëtarëve si “peshq të mëdhenj”. 

Operacion i sakatuar. “Peshku i madh” i kësaj dosje është Vangjush Dako. Do të doja që këtë gjë ta hidhte poshtë Donika Prela së bashku me kryeprokuroren politike të Partisë. 

Qëllimisht është sakatuar dhe masakruar, si kundër është sakatuar dhe masakruar operacioni i Xibrakës, për të fshehur “peshqit e mëdhenj”, kundër është sakatuar operacioni i Maminasit me 613 kg. 

Gjithmonë kapen ushtarët por peshqit e mëdhenj jo, sepse të gjithë peshqit e mëdhenj janë pushtetarë apo të lidhur direkt me kryeministrit. Ndaj nuk mund të shitet si operacion i suksesshëm, por është minim i ligjit dhe i procedurave. 

Paralajmërimi që bëri Xhafaj para disa ditësh është një sinjal për ata peshq të mëdhenj.

“Gjushi koka e grupit”, Noka: Gjushi dhe vetëm Gjushi është koka e këtij grupi që po mundohen të na e paraqesin si sukses. Kryetari i PD në mënyrë të drejtpërdrejt këtë linjë. PD i ka të gjitha informacionet që koka e këtij grupi është Vangjushi. Prokuroria së bashku me policinë e Agron Xhafës, e kanë sabotuar operacionin duke kapur vetëm gjysmën e grupit dhe kokën jo.

Si po favorizohen grupet kriminale? Noka: Duhet të kemi parasysh një gjë; ka një tentativë propagandistike të qeverisë për të bërë një shou, për të bërë arrestime të bujshme dhe në fund përfundojnë si kokoshi që katandiset sa një thelë. Kanë bërë arrestime në këtë periudhë pa dokumentuar saktësisht, apo edhe i kanë bërë qëllimisht. Është në favor të grupeve kriminale duke i kapur pa u faktuar. 

Inskenimi i operacioneve, Noka: Sa herë ka një megaskandal ku është i përfshirë o kryeministri i njerëzit e tij, ata inskenojnë operacione të tilla për të bërë shou dhe për të fshehur të fshehur të vërtetën. Ata që e kanë fuqizuar krimin, e kanë institucionalizuar krimin në pushtet, ata që kanë bërë që sot shqiptarët të mos dallojnë ku është krimi dhe ku është pushteti, nuk mund ta luftojnë krimin. Shumë arrestime do të dalin fiasko, sepse e gjitha është një lojë butaforike, propagandistike dhe nuk është luftë kundër krimit. Nuk mund të që krimineli të luftojnë krimin poshtë tij. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH/ Kërcënohen shtëpitë në Kodër Mëzez
Previous article AS LEDIONI DHE AS ARBANA/ Ja kush moderatore pritet të prezantojë ''Big Brother Vip'' (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT