• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DOLI EMRI PËR MARRJEN E FONDEVE SEKRETE GREKE/ “Indinjohet” Zheji: Kam pasur kërcënime…
Home
Sociale

I DOLI EMRI PËR MARRJEN E FONDEVE SEKRETE GREKE/ “Indinjohet” Zheji: Kam pasur kërcënime…

22 October, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Artur Zheji thotë se nuk është paguar nga fondet sekrete greke.

Ai e quan “mjergull” që po ngrihet në media për ta sulmuar.

Analisti tregon se ka marrë shumë kërcenime por nuk i ka bërë publike.

Ndërkohë, emri i Zhejit rezulton të jetë pjesë e listës që pretendohet se paguhet nga Athina për të propaganduar politikat e tyre.

Ndër të tjera Zheji shkruan:

“Skandali që ka plasur në Greqi në lidhje me fondet sekrete greke, ka kapur të papërgatitur “agjenturën” politike dhe mediatike të mirë-paguar në Shqipëri, për të krijuar dizinformacion.

Unë si Artur Zheji, nuk i di dhe nuk mund ti di emrat e tyre, as të personave dhe as të portaleve, ndonëse e kam një ide për disa prej tyre, por nuk më lejohet të shpif për askënd. Një gjë është e sigurtë, në “Listën” e botuar në ca Portale fantazmë dhe jo vetëm, është vendosur edhe emri im.

Një shpifje e pastër dhe keqdashëse, që e ka qendrën në Tiranë, afër segmenteve të Qeverisë së njollosur nga ky skandal dhe sigurisht përfituesit e këtyre Fondeve Greke, që përmes këtyre Listave të Rreme, kërkojnë të përhapin mjegull dhe të fshihen pas kësaj mjergulle të vetë-krijuar.

E vërteta duket e qartë dhe e paqme, në punën dhe në linjën që një gazetar ndjek në raport me publikun.

Dyshoj që hartuesit e Listës së Rreme, e cila nuk ka asnjë burim dhe asnjë provë, është përpiluar pikërisht në Tiranë dhe Athinë, sipas skemës së shërbimeve sekrete, që mbështetet mbi krijimin e ‘Pistave të Rreme’, për të fshehur agjenturat e vërteta.

Unë personalisht jam ndeshur me shumë kërcënime që nuk i kam bërë kurrë publike, porse trishtohem që ky vend, mban e ushqen kaq shumë vemje, kaq shumë plehra, kaq shumë përbindësha që jetojnë në nevojtoren e pisët të skutave të tyre dhe që kanë lindur pa Atdhe dhe do të vdesin si tradhëtarë!

Personalisht kam përpara meje, të paktën 3 breza pinjollësh të shquar të Shqiptarisë, dhe shqiptarë-dashës të orëve më të vështira, kurse vemjet e krahut tjetër, që kanë baballarë krimba dhe për nëna gjirizin ku jeton fort-lumturisht raca krimbërore, janë ata që janë.

Dhe prandaj, ndonëse jetojmë në të njëjtin vend, ngelemi përjetësisht të papërzier dhe shumë larg botëve të njeri tjetrit.

Për ta mbyllur: Ngelem krejt i qetë. Lista bërësit të vazhdojnë punën e tyre të ndyrë, për të cilën janë paguar dhe vijojnë të paguhen. Ndoshta do të vijë dita që Shqipëria, do ta nxjerrë llumin e vet në breg, ashtu sikundër bën Deti, të vetë-pastrohet dhe të bëhet gati për ditë më të mira.

Nëse nuk e mbërrin brezi im, ndoshta do ta mbërrijnë brezat që vijnë, fëmijët tanë Shqiptarë dhe Shqipëri-dashës”, shkruan Zheji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U HABITËM"/ Moderatorja shqiptare hap video “Live” në Instagram me Roberto Cavallin
Previous article PRONAT PASUROJNË SHQIPTARËT/ 54% më të pasur se një vit më parë, kanë rreth $17 mijë për frymë

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT