• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PALMER NË SHKUP/ Po takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikë
Home
Rajon

PALMER NË SHKUP/ Po takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikë

22 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer po qëndron në Shkup ku po takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikë. Zoti Palmer shkoi në Shkup në një kohë kur u shtuan debatet lidhur me ndryshimin përmes kushtetutës të emrit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE u përpoq të pengonte procedurat.

Gjatë një takimi me ministrin e jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov, zyrtari amerikan ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë. Ministri maqedonas, siç njofton kabineti i tij, ka theksuar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, e shikojnë të ardhmen e vendit të tyre në familjen euro-atlantike, ndërkohë që ka theksuar shpresat për ecurinë me sukses drejt këtyre integrimeve.

Zoti Palmer është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar “përkushtimin konstruktiv të partisë në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE”, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e z. Ahmeti.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e Lëvizjes Besa e të Aleancës për Shqiptarët.

Matthew Palmer do të takojë shefin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovskin e VMRO-DPMNE-së. Para pak ditësh, Ndihmës Sekretari Wess Mitchell i shkruante z. Mickovski me tone kritike për kërcënimet që partia e tij u bënte deputetëve të saj për të mos votuar pro ndryshimeve kushtetuese lidhur me emrin e ri të Maqedonisë.

Zoti Palmer do të takohet pasdite edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe më pas së bashku do të zhvillojnë në një konferencë për gazetarë.

Ndërkohë, Ministri maqedonas i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski ka njoftuar të hënën se të gjithë deputetët opozitarë maqedonas të cilët votuan pro propozimit për ndryshimin e kushtetutës janë marrë në mbrojtje nga policia dhe se kërcënimet e shantazhet ndaj tyre do të ndëshkohen.

Parlamenti i Maqedonisë e votoi të premten me dy të tretat nga 120 deputetë sa ka gjithsej propozimin për ndryshimet kushtetuese në bazë të Marrëveshjes së Prespës. Tash, qeveria duhet t’ia dorzojë parlamentit projekt-amendamentet për ndryshimet kushtetuese lidhur me emrin e ri të vendit, që do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriur, sipas marrëveshjes me Greqinë. Këto ndryshime kushtetuese përsëri do të duhet të miratohen me shumnicën e kualifikuar prej dy të tretave të votave në parlament. Sipas parashikimeve kjo do të ndodhë në janarin e 2019-s por ka gjasa që të bëhet edhe më herët.

Edhe parlamenti grek duhet ta ratifikojë marrëveshjen (e Prespës) pasi të gjitha procedurat të jënë miratuar nga parlamenti në Shkup.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME GOTA VERE DHE DHE TË BUZËQESHUR/ Kejsi shfaqet krah babait të Stresit (FOTO)
Previous article Me këtë trend të vathëve nuk do të duam ti lëshojmë kurrë flokët

Isa.Autor

Postime të ngjashme

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë Rajon

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT