• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I HEROINË NË HAS/ Arrestimi i biznesmenit turk. Zbardhen rolet e…
Home
Breaking News

LABORATORI I HEROINË NË HAS/ Arrestimi i biznesmenit turk. Zbardhen rolet e…

22 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një biznesmen turk, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar dje në lidhje me laboratorin e prodhimit e përpunimit të heroinës që u zbulua mesditën e së enjtes në fshatin Brenog të Hasit. Policia dhe Prokuroria po tregohen shumë të rezervuara në lidhje me publikimin e të dhënave të operacionit, pasi ende nuk ka përfunduar dhe përveç dëmtimit të hetimeve, mund të dështojnë arrestimet e personave të tjerë të përfshirë. Burimet thanë se bëhet fjalë për një shtetas turk, që administron një biznes në fushën e tekstileve.

laboratori droga has

Të njëjtat burime thanë se ky biznesmen ka pasur njohje të mëparshme me pronarin e objektit ku u zbulua laboratori, shtetasin Xhevit Shuti, i cili ka qenë i arrestuar më parë në Turqi për çështje droge, konkretisht të trafikut të heroinës. Nga të dhënat e siguruara deri tani nga grupi hetimor, ka dyshime se rrjeti për trafikimin e heroinës e opiumit është ngritur në Turqi. Sasitë e drogës që kishin si vend origjine Afganistanin, dyshohet se kalonin nga Turqia, më pas në Maqedoni, në Kosovë dhe konkretisht në periferi të Gjakovës, kalohej përmes kufirit të gjelbër në Qafë Prush, duke përfunduar në Brenog të Hasit. Ndërsa destinacioni final pas përpunimit dyshohet se ishin vendet e Bashkimit Europian.

Droga has laboratori

DEKLARIMET

Gjatë deklarimeve që ka dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Xhevit Shuti, që është pronari i objektit ku u zbulua laboratori i heroinës, thotë se është kontaktuar nga një person për t’i dhënë me qira ambientet që ai kishte në pronësi. Megjithatë, ai ka refuzuar të japë emrin e këtij personi, me pretendimin se nuk ia mban mend. Shuti ka deklaruar se ky person që e ka kontaktuar i kishte shpjeguar se objektin e donte për të përpunuar bimët medicinale, por thotë se nuk kishte dijeni që pranë banesës së tij po përpunohej opium apo heroinë. Personi që e ka kontaktuar i ka ofruar një shumë të konsiderueshme për të marrë me qira objektin dhe për këtë arsye ka rënë dakord. Sipas burimeve nga Prokuroria, ditën kur do të shkonte ngarkesa e parë e opiumit dhe e drogës, që sipas të dhënave vinte nga Afganistani e Turqia, një person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ka kontaktuar shtetasin e arrestuar Vehbi Barushi. Ky i fundit është me profesion elektricist dhe banon në zonën e FushëKrujës. Arsyeja pse është kontaktuar ka qenë për të instaluar linjën elektrike në godinën që rezultoi të ishte një laborator i përpunimit të heroinës. Kundrejt një pagese është rënë dakord që Barushi do të udhëtonte drejt Hasit në objektin në fjalë, ku do të bënte lidhjen e rrjetit elektrik me një pompë dhe disa makineri, që sipas grupit hetimor përdoreshin për përpunimin e drogës. Megjithëse personat e arrestuar, ndër ta edhe vetë elektricisti Vehbi Barushi, kanë deklaruar se gjatë gjithë kohës kanë menduar se aty do të bëhej përpunimi i bimëve medicinale.

ARRESTIMET

Nga ana tjetër, shtetasi Flamur Çelaj nga Shkodra, që po ashtu është arrestuar, i cili ishte punonjës i zjarrfikësve në këtë qytet, është kontaktuar dhe ka rënë dakord kundrejt pagesës që të shkonte në Brenog të Hasit dhe të ndërtonte një kapanon, që do shërbente për laboratorin. Çelaj dhe Barushi janë takuar në Milot me personin që i kishte kontaktuar, i cili në atë kohë po transportonte një sasi të drogës dhe të opiumit. Të tre janë nisur në drejtim të Hasit. Kur kanë mbërritur atje, Flamur Çelaj dhe Vehbi Barushi kanë ndaluar në banesën e Xhevit Shutit, ku më pas janë arrestuar, bashkë me të shoqen dhe të atin e këtij të fundit, Anila Shutin e Mustaf Shutin. Para se të arrestoheshin, Çelaj dhe Barushi kanë filluar punë në objektin në pronësi të Shutit, ashtu siç ishte rënë dakord me personin që i kishte kontaktuar. Ndërhyrja e policisë është kryer pikërisht në momentin kur po kryheshin punimet në objekt. Megjithatë, në momentin e ndërhyrjes së policisë, aty nuk është gjetur personi që kishte bërë transportin e sasisë së drogës me furgon. Nga të dhënat rezulton se ky person është larguar në drejtim të Kosovës, duke kaluar përmes fshatrave të Hasit, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Prushit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LABORATORI I KOKAINËS NË HAS/ Gjykata jep masat për 5 të arrrestuarit
Previous article PUTIN REAGON/ "Rusët, martirë në raste lufte bërthamore"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT