Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist ka thënë se kemi drejtorë legena që na nxijnë fytyrën .
“Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, ka deklaruar shefi i qeverisë gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të PS.
Duke iu referuar arrestimeve të fundit, kryeministri ka urdhëruar mbledhje urgjente.
Pas kryesisë, do të ketë mbledhje edhe të grupit parlamentar ku deputetët do të raportojnë për drejtorët rajonalë.
Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se mbledhja e Kryesisë do të jetë në orën 08:30 në mengjes për të vijuar me pas me mbledhjen e grupit.


