• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET QË “FUNDOSËN” ISH KREUN E BURGJEVE/ Emri i Çukos që merrte ryshfet doli kur…
Home
Breaking News

PËRGJIMET QË “FUNDOSËN” ISH KREUN E BURGJEVE/ Emri i Çukos që merrte ryshfet doli kur…

22 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili u arrestua dje, pasi dyshohet të jetë përfshirë në afera korruptive gjatë kohës që ishte në detyrë, u zbulua pas disa pergjimeve.

Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se është ekzekutuar urdhri i arrestit i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Të njëjtat burime thanë se Arben Çuko dyshohet se është përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën dhe për këtë arsye Gjykata kishte vendosur masën “arrest me burg”. Kjo masë u ekzekutua pasditen e djeshme nga Policia dhe Çuko aktualisht ndodhet i ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Prej më shumë se një muaji ai ishte shkarkuar nga detyra me kërkesë të ministres së Drejtësisë. Më 3 shtator të këtij viti, Etilda Gjonaj shkarkoi nga detyra Çukon, duke emëruar si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve në vend të tij, Stefan Çipën, ishzv.ministër i Brendshëm, i cili vazhdon të jetë në këtë detyrë.

Burime nga Prokuroria thanë se Çuko dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe një makinë për të transferuar nga një burg në një tjetër të dënuarin Olsi Karagjozi, i dyshuar si vrasës me pagesë. Ndërkohë ka të dhëna edhe për raste të tjera korrupsioni, të cilat janë në verifikim nga organi i akuzës, për leje e transferime të dënuarish.

HETIMI

“Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërarrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të Burgjeve. Urdhërarresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës”, njoftoi dje zyrtarisht Policia.

Burime nga Prokuroria thanë se arrestimi i Çukos është kërkuar pas një hetimi disamujor, pasi dyshohet se kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para në formë ryshfeti.

Sipas informacioneve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge. Në një rast kur po përgjohej një nga anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, ku diskutohej se ai jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave.

Një nga rastet e dokumentuara nga ana e Prokurorisë, me incidien edhe të Ministrisë së Drejtësisë, dyshohet se Arben Çuko ka përfituar para dhe një automjet për transferimin e një të dënuari. Bëhet fjalë për të dënuarin Olsi Karagjozi, i arrestuar në janar të vitit 2013 dhe i dënuar me 14 vjet e 8 muaj burg.

Në kohën kur ky person u arrestua, Policia shprehej se ai ishte paguar për 5 vrasje, të cilat kishin dështuar. Megjithatë, ai u dënua vetëm për një ngjarje që iu provua, kur plagosi dy persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUSEN TONE TA KA Q** KREJT ESTRADA"/ Dikur e shante, tani Noizy bashkëpunon me Dafinën (VIDEO)
Previous article "ISHA BUDALLA"/ Ish-i fejuari i Ariana Grande-s reagon për herë të parë pas ndarjes

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT