• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BIZNESET E MËDHA NUK DUAN KREDI/ Kërkesa për hua në nivelin më të ulët që nga 2013
Home
Ekonomi

BIZNESET E MËDHA NUK DUAN KREDI/ Kërkesa për hua në nivelin më të ulët që nga 2013

22 October, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Kërkesa për kredi në banka nga bizneset e mëdha në tremujorin e dytë të 2018 shënoi uljen më të madhe që nga fundi i vitit 2013.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kërkesa për hua shënoi rënie me 24 % në sektorin e biznesit të madh, pas një rritje që pati për dy tremujorë rresht.

Indiferenca e biznesit ndaj kredisë është shndërruar një nga faktorët themelor të rënie së huasë për biznesin.

Sipas të dhënave të BSH-së rënien më të madhe duket se e ka shënuar kërkesa për kredinë për investime, e cila pësoi rënie me mbi 30 për qind në tremujorin e dytë të 2018, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2013.

Banka e Shqipërisë raportoi në vrojtimin e fundit për ecurinë e kredisë së kërkesa për hua raportua më e ulët nga një tremujor më parë, për të gjitha kategoritë e biznesit si të vogla dhe të mesme, ashtu edhe kërkesa e bizneseve të mëdha.

Edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa rezultoi më e ulët, si për kreditë për investime, ashtu dhe për likuiditete, respektivisht me minus 25 dhe 30.6%.

Ecuria e kërkesës për kredi të bizneseve është reflektuar edhe në ecurinë e kredisë për biznesin për këtë vit.

Kredia për korporatat jo financiare në sektorin privat ra me 16 miliardë lekë në gusht 2018 në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose rreth 4.5 për qind.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte me 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më e fortë vjetore që pas vitit 2008.

Një vrojtim i kohëve të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të bizneseve gjeti se të gjitha kategoritë e biznesit sidomos biznesi i madhe kishin rritur përdorimin e valutës në transaksionet e tyre duke ulur kështu përdorimin e mëtejshëm të lekut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË PRITJE TË ËMBËL"/ Elita Rudi shton peshë nga shtatzania dhe duket mahnitëse (FOTO)
Previous article POZON GJYSMË E ZHVESHUR/ Tuna tregon kush i mungon dhe nuk është Patrisi (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT