• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKA E SKANDERBEGUT/ Fotot dhe fakte të rralla të një shfaqje teatrore të para 100 vjetëve
Home
Dossier

DEKA E SKANDERBEGUT/ Fotot dhe fakte të rralla të një shfaqje teatrore të para 100 vjetëve

21 October, 2018 k.autor Dossier

101 vjet më parë, në Shkodër me rastin e 450-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot-Slkwnderbeut, do vihej në skenë një dramë me titullin “Deka e Skanderbegut”. Drama ishte shkruar në vitet 1914-1915 nga Kolë Mirdita- Helenau, i cili kishte guxuar dhe e kishte vënë vetë në skenë dramën e tij dhe madje kishte luajtur edhe si aktor në rolin e personazhit Gjergj Lleshi.

Sipas të dhënave të gjetura në monografinë e  prof.dr. Alfred Çapalikut “Kolë Mirdita (Helenau) Jeta dhe Vepra”, mësojmë se kjo dramë ishte ngjitur dy herë në skenë, më 1916  dhe më 1917.

Fotot e rralla që ruhen në fondin e fototekës në Arkivin e Shtetit , tregojnë disa moment nga kjo shfaqje teatrore e para një shekulli.

Në monografinë  e tij për këtë dramaturg dhe artist pak të njohur,  Çapaliku shkruan ndër të tjera: “Ngjarjen më të veçantë të jetës rinore ia shënon vënia në skenë e dramës “Deka e Skanderbegut”, më 1916, ku qe autor, aktor dhe regjizor, në palkun e punuar nga artisti Kolë Idromeno. Shfaqia qëndroi gjatë në repertorin e teatrit të nxënësve. Ajo u riluajt më 17 janar 1917, ditën e 450-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit. U dalluan për lojën e tyre Luigj Mjeda (Skënderbeu) dhe Rrok Gjonej (sulltani). Suksesi qe i plotë. Duartrokitjet nuk ndaleshin. Meqë vepra nuk u botua, i njohim veç skeletin skenik, në saje të kujtesës së një spektatori entuziast. Akti i parë: pushtimi nga turqit, Akti i dytë: hyrja e Skënderbeut në Krujë, Akti i tretë: Kuvendi i Lezhës, Akti i katërt: Skënderbeu dhe i biri, Akti i pestë: porosia e fundit për bashkim.

Pas 45 vitesh, regjizori Lec Shllaku rikujtoi repertorin e traditës teatrore ku spikati edhe “…drama e paharrueshme e Helenaut Kolë Mirditës…”

‘Deka e Skandebegut’ i qëndroi gjykimit të kohës, jo vetëm si pioniere e teatrit kombëtar, por edhe si vlerë në vetvete. Shumë vite më vonë, studiuesi Kudret Velça për veprën e Kolës flet: ‘Drama përshkohet nga fryma e lartë patriotike dhe tregon për një konceptim realist të veprës artistike… Ndaj arrin të bëjë një përgjithsim më të madh ideoestetik nga ç’mund të bënte një kronikë historike’…

?

?

?

?

?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I KRIMINELËVE/ Si u FUNDOS 36 vjeçari në Delvinë nga policia (EMRI)
Previous article Lacio e STRAKOSHËS gjen “heroin” e ri shqiptar, Igli TARE fiton “bastin” e tij

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT