Policia ka vijuar me aksionin e saj antidrogë. Aksionet e saj kanë në fokus goditjen e grupeve kriminale, si dhe ndalimin e trafikut të drogës dhe armëve.
Po ashtu policia zhvilloi kontrolle dhe në banesën e Lul Berishës. Mësohet se pjesë e kësaj dosje ka qenë edhe një urdhër arresti për Lul Berishën.
Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur, pasi është arratisur, ndërsa dyshohet se ka pasur dekonspirim të operacionit.