• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUTOBUSËT E TIRANËS, BURIM AKSIDENTESH/ Nga përplasja në Kamëz, tek ai tek “Unaza e RE”
Home
Breaking News

AUTOBUSËT E TIRANËS, BURIM AKSIDENTESH/ Nga përplasja në Kamëz, tek ai tek “Unaza e RE”

21 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kryeqytet kohët e fundit ka filluar një “garë” e re. Bëhet fjalë për atë midis autobusëve të linjave përkatëse në Tiranë. E gjithë kjo për faktin se kush do të mbërrij i pari në stacion për të marrë më shumë pasagjerë.

Përveç faktit të tejmbushjes me njerëz, gjë e cila shikohet çdo ditë në dy orare “pikante”, atë të mëngjesit dhe të pasdites, kur njerëzit shkojnë dhe vijnë nga puna, këta aubotusë janë të cilët ecin me shpejtësi, janë bërë shpesh dhe shkak e burim aksidentesh.

Këto aksidente po shtohen dita ditës, ku vetëm në ditën e sotme dhe të djeshme, kishim dy të tillë.

Po cilët janë disa nga rastet e aksidenteve të autobusëve të linjës?

-Aksidenti i autobusit së linjës në Kamëz:

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Autobusi i linjës ka dalë nga rruga duke u përplasur më një ndërtesë. Sipas dëshmitarëve, shkak u bë “supergjiroja” që mori mjeti nga një defekt teknik, gjë e cila për të shmangur përplasjet me rradhë në rruge, bëri që shoferi të devijonte drejt trotuarit.

Nga ky aksident mbeti i plagosur një 17 vjeçar, i cili po ecte në trotuar bashkë me babain e tij. Ngjarja ndodhi në stacionin e fundit të linjës, pranë qendrës së Kamzës.

-Aksidenti i autobusit të linjës së Institutit tek “Kthesa e Kamzës:

Mëngjesin e djeshëm po ashtu ndodhi një aksident tjetër. Në zonën e “Kthesës së Kamzës”, pranë qendrës tregtare “Casa Italia” si dhe pranë hyrjes në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi i linjës së Institutit është përplasur më një furgon.

Ngjarja ndodhi teksa autobusi po merrte kthesën për tek mbikalimi i “Kthesës së Kamzës” drejt kryeqytetit, e ndërsa furgoni po dilta nga karburanti që ndodhet pranë.

Nga ky aksident nuk kishte të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

-Aksidenti i autobusit të linjës së Institutit në zonën “Kodër Kamëz”:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kodër-Kamëz në datën 15 shtator. Një autobus i linjës së Institutit është përplasur me një makinë.

Nga kjo përplasje u trondit një grua shtatzënë që ndodhej brenda urbanit, e cila për fatin e mirë nuk pësoi lëndime, por që mori ndihmën e parë.

-Aksidenti i autobusit të kombinatit pranë mbikalimit të Unazës së Re:

Një aksident i rëndë ndodhi në 17 tetor të vitit që shkoi, ku në një autobus i linjës së Kombinatit përplasi një burrë të moshuar. Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit të Unazës së Re, pranë pallatit me shigjeta.

Menjëherë kalimtarë të shumtë u mbledhën pranë të aksidentuarit për t’i dhënë ndihmën e parë. Kjo deri në mbërritjen e ambulancës, që ka ardhur për disa minuta dhe e ka transportuar të plagosurin në spital. E ndërsa drejtuesi i aubotusit u shoqërua nga policia.

/AlpeNews.al

 

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KASHOGIT/ Arabia Saudite pranon "gabimin e rëndë"
Previous article Gjici: Pakult na prishi ekipin, po të luanim në fushën tonë do ishin në vendin e parë

k.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT