• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Speciale/ Romela Begaj ishte e fundit. Ja gjithë shqiptarët kampionë olimpikë e bote në sport (FOTO)
Home
Ekskluzive

Speciale/ Romela Begaj ishte e fundit. Ja gjithë shqiptarët kampionë olimpikë e bote në sport (FOTO)

3 December, 2017 Q.Autor Ekskluzive, Jetë, Sport

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj u shpall nënkampione bote në peshëngritje për femra, në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg.

Romela ngriti 107 kg, duke lënë pas vetes të gjitha rivalet e saj. Por në fund Begaj numëroi 257 kg të ngritura gjithësej. Për këtë ajo mori medalje ari në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që zhvillohet në ShBA.

Ja shqiptarët që janë shpallur kampionë bote apo europe, individualisht apo edhe në lojë ekipore:

Ymer Pampuri

Pampuri është rekordmeni i parë  olimpik i Shqipërisë teksa në Olimpiadën e Mynihut në vitin 1972 ngriti në stilin e forcës në peshëngritje 127.5 kilogramë. Ky rezultat është akoma dhe sot në fuqi i pathyer duke qënë se stili i forcës nuk praktikohet më në peshëngritje.

Shaban Tërstena

Shaban Tërstena Në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogram, duke sjellë kështu të parën medalje të artë në trojet shqiptare.

Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi, xhudistja me famë ndërkombëtare i solli medaljen e artë olimpike shtetit më të ri në botë, Kosovës. Majlinda Kelmendi, e kush tjetër, femra e parë shqiptare medaliste e artë olimpike në kategorinë 52 kg, në Rio De Janeiro në Brazil.

Erkand Qerimaj

Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe për peshën 77 kilogranë në evropianin e Antalias (Turqi) në vitin 2012.

Daniel Godelli

Daniel Godelli është shpallur  kampion i Europës në prill të vitit 2017. Peshëngritësi nga Elbasani triumfoi në peshën 77 kg në turneun kontinental i cili po zhvillohet në Kroaci. 25 vjeçari u shfaq në superformë duke dominuar në stilin e shkëputjes.

Kristi Prenga

Krist Prenga I solli Shqipërisë të parin titull madhor, atë të kampionit të Europës në sportin e “kickbox”, falë triumfit të tij të arritur në shkurt të vitit 2016 në “Asllan Rusi” kundër rivalit të tij Vasilis Karagianidis. Prenga e fitoi këtë takim me “Knock Out”.

Prenga gjithashtu do të shpallej kampion bote në Kick Boks, në nëntor të vitit 2017, pas një ndeshje të zhvilluar në Kanada.

Izmir Smajli

Izmir Smajli u shpall kampion i Evropës në kërcim së gjati në mars të vitit 2017.

Atleti shqiptar, Izmir Smajli, është shpallur kampion Europe në Beograd në kërcim së gjati.

Dhimitër Bitri

15-vjeçari,  Dhimitër Bitri u shpall kampion në Kick Boxing në Greqi.

I riu nga Lushnja mori pjesë në kampionatin kombëtar të Greqisë, i cili u zhvillua më 5 dhe 6 nëntor në Athinë, dhe u shpall kampion kombëtar për të katërtin vit radhazi.

Ferit Keta

Ferit Keta u shpall kampion Europe në kikboks në ISKA, në nëntor të këtij viti. Djaloshi shqiptar, së fundmi u shpall edhe kampion i Gjermanisë në boks me peshën super të mesme, i cili fitoi kundër gjermanit Toni Thes.

Ismail Keta

Ismail Keta, me llagapin sportiv Xhoni, është 35 vjeç dhe prej vitit 1998 zhvillon aktivitetin e tij në Gjermani. Nga dhjetori i vitit 2012 Ismaili është mbajtës i titullit kampion i botës në Kick & Tai Box, pas një ndeshjeje spektakolare në Dyseldorf, ku mposhti që në raundet e para me “knockout” boksierin holandez Remo Arnst.

Gjetan Keta

Gjetan Keta u shpall kampion interkontinentalnë vitin 2015  në WBC pasi mposhti me KO teknik turkun Uzun.

Herolind Kransiqi

Në ndeshjen kundër gjermanit Eugen Hinkel, Herolind Krasniqi me prejardhje nga Malësia e Vogël e Rahovecit, arriti të fitojë titullin kampion i Evropës në tai-boks, për kategorinë deri në 72.5 kg.

 

 Max Domi
Max Domi, i cili po ndjekë hapat e të atit Tie Domi i cili gjithashtu ka qenë një hokeist ka ndihmuar përfaqësuesen Kandazete të Hokej të shpallet kampion bote, duke mundur në finale 5-4 Rusinë.

Gëzim Dimnaku

Gëzim Dimnaku, atleti shqiptar me pasaport kanadeze, u shpall kampion i kontinentit Amerikan si dhe kampion i i Amerikës së Veriut dhe Kanadasë për kategorinë Master në kërcimin trehapësh .

Florian Marku

Florian Marku, kick-boxer-i shqiptar, pas mundjes së danezit Hassan Mahareb arriti të fitojë çmimin kampion bote në arenën Ivanofeio në Selanik.

Marku përfaqësohet me flamurin shqiptar por nuk harron të falenderojë shtetin grek që e rriti profesionalisht.

Luan Krasniqi

Luan Krasniqi gjithashtu ka fituar titullin kampion europe në boks për peshat e rënda në vitin 2004 duke përfaquar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi u shpall kampion i botës (WBO International) në peshat gjysmë të rënda, në vitin 2014,  pasi mposhti me nokaut (KO) Emmanuele Danson.

Gjithashtu boksieri shqiptar nga Juniku, Haxhi Krasniqi, arriti që për herë të parë në karrierën e tij të fitoj titullin WBA-WBO Interkontinental, në vitin 2016, pasi mposhti kampionin e deri atëhershëm, gjermanin Jurgen Doberstein.

Tefik Bajrami

Tefik Bajrami, zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij në boksin profesionist. Ai u shpall kampion i botës në mars të vitit 2017 në versionin WBU në kategorinë Cruizer 886 – 90.7 Kg.

Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi u bë i pari lojtar shqiptar që fiton një Kupë Bote, pasi mundi në finale Argjentinën me rezultat 1-0. Mustafi përfaqëson kombëtaren gjermane, por kurrë nuk e ka mohuar prejardhjen shqiptare.

Daniel Dardha

Daniel Dardha, një i ri me prindër shqiptarë, por që prej 20 vitesh jeton në Belgjikë u shpall në nëntor të këtij viti kampion botë në Shah  me levizje ne sekonde, pa mendim, për moshat nën 14 vjeç.

Elis Guri

Elis Guri u shpall Kampion Bote në sportin e mundjes në vitin 2011. Nën flamurin e Bullgarisë duke qenë se prej një viti është natyralizuar si bullgar, shkodrani ka arritur të marrë medaljen e arit në peshën 96 kilogram në Kampionatin u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

Geta Beqja

Geta Beqa u shpall kampione e botës në Kampionatin Botëror të Fitnesit IFBB 2017, i cili u mbajt në Biarritz të Francës.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nëna qëndron e zhveshur para djalit të saj, arsyeja do t'ju habisë
Previous article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Apeli i Ujësjellësit Vlorë: Banorët e Novoselës të mos konsumojnë ujin

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT