Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi gjatë një interviste në një emision televiziv, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin idenë e tij për korrigjimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, raporton “zëri.info”.
“Realisht unë i besoj projektit për korrigjimin kufijve duke përfshirë kështu Preshevën dhe Bujanovcin. Ata ma kanë propozu këtë ide në kabinetin tim. Kanë qenë këshilltarët e tyre. Unë kam thënë që nëse keni seriozisht po. SHBA do ta mbështesin çdo gjë që është në interes të Kosovës qoftë edhe ajo për korrigjimin e kufijve”- ka thënë Thaçi në ‘Oksigjen’.


