• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT NGA OPOZITA/ PD: Plani urbanistrik i kryeqytetit ka ndryshuar dhe po fshihet
Home
Shqipëri

AKUZAT NGA OPOZITA/ PD: Plani urbanistrik i kryeqytetit ka ndryshuar dhe po fshihet

21 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Demokratët akuzojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se në mënyrë abuzive në bashkëpunim me Kryeministrin Rama ka ndryshuar planin rregullues të 2013 për të lejuar ndërtimin e kullave brenda hapësirës së parkut të liqenit.

“Plani mafioz Rama-Veliaj  ndryshoi planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit. Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës. Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit”, deklaroi Jambarbër Malltezi.

Por ndryshe nga sa pretendojnë demokratët, kryebashkiaku i Tiranës thotë se e vërteta është ndryshe. Duke ju përgjigjur edhe politikisht këtyre akuzave duke ju kujtuar vettingun e vërtetë të politikanëve, Veliaj deklaron se shumë hapësira të paaksesushme në parkun e Liqenit u janë kthyer qytetarëve.

“Unë e kuptoj shqetësimin e Partisë Demokratike! Të gjitha këto kanë qenë llokma të prenotuara për kunetër, për vjehërr. E kuptoj shqetësimin e tyre, duhet të jenë realisht të tronditur që kjo hapësirë i shkon qytetit dhe jo kunetërve. Fakti që dalin përditë, përditë për këtë hapësirë, do të thotë se u ka dhembur shumë fakti që këtë hapësirë do e gëzojnë qytetarët e Tiranës dhe jo ata që, në fakt, duhet të kalojnë në vetting. Prandaj, të gjithë jemi buzagaz kur dëgjojmë për vettingun e Lul Bashës, sepse ne presim vettingun e SPAK dhe BKH, që i shkon edhe vjehrrit, edhe kunatit, gjithë fisit e farës ku parkohen asetet e vjedhura nga ky vend.

Ndërkohë, marrim sot një version komplet të holluar, ku vettingun e bëjnë vetë politikanët, ku nuk preken vjehërrit e kunetërit, dhe ku sigurisht, nuk japin llogari për gjithë dëmet që i kanë bërë këtij vendi. Por, ne kemi nevojë për një vetting të vërtetë, kemi nevojë për agjenci të vërteta që i menaxhojnë këto asete, dhe jo për vjehërrit e kunetërit”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj lajmëron se 2.5 ha të parkut të liqenit ku shtrihet aktualisht Garda e Republikës, me vendim të Këshillit të Ministrave tashmë i është dhënë Bashkisë për ta administruar e cila do t’i bashkojë këtë hapësirë pjesës tjetër të parkut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZONA E "NËNTË KATËSHEVE"/ Rruga që lidh sheshin Skënderbej me zonën e Pazarit të Ri, do të kthehetnë një zonë komerciale
Previous article BLEONA I HEQ FARE BIKINIT NË PLAZH/ Mamaja e saj e filmon teksa futet për tu larë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT