Disa emigrantë të lodhur, të bllokuar në një urë të Guatemalës në kufirin e saj me Meksikën vendosën të shtunën të notojnë për në Meksikë.
Mijëra emigrantë, të bllokuar në urë, po kërkojnë të hyjnë në Meksikë dhe shpresojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.
Meksika ka refuzuar hyrjen në masë të emigrantëve në urë, por ka pranuar grupe të vogla. Individët duhet të tregojnë një pasaportë ose vizë për të kaluar kufirin ose të aplikojnë për statusin e refugjatit.
Kryqi i Kuq thotë se “shumë nga njerëzit që ata mbështesin, shumica gra dhe fëmijë, po vuajnë nga dehidrimi, infeksionet e stomakut dhe dëmtimet në këmbë ndërsa ecin në udhëtimin e tzre të gjatë”.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se nëse Meksika nuk arrin të ndalë karvanin e emigrantëve që filloi në Honduras, ai do të ndërpresë ndihmën rajonale, do të mbyllë kufirin e SHBA-Meksikë dhe do të dislokojë atje trupa.


