Italia njoftoi sot arrestimin e një prej anëtarëve kryesorë të klanit mafioz ‘‘Ndrangheta”, Filippo Morgante, çka nxiti ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini të thoshte se kriminelë të tillë duhet të kalben në burg.
Filippo Morgante, 48 vjeç, u arrestua në Romë pas 12 muajve arrati.
“Kriminelët duhet të kalben burgjeve. Falë karabinierëve ne e arrestuam atë. Të gjitha forcave të policisë duhet t’u themi se jemi krenarë për ju”, tha Salvini me anë të një deklarate për shtyp.
”Ndrangheta”, me origjinë nga Kalabria, është aktualisht grupi më i fuqishëm mafioz në botë duke ia kaluar edhe siçilianëve të ”Cosa Nostra”-s.


