David Humphries ka vdekur teksa bënte pushimet në Egjipt.
62 vjeçarit i është bërë autopsia dhe është zbuluar nje fakt jo normal, i mungonin veshkat.
Humphries ishte një mekanik, i cili kishte nisur pushimet me gruan 59 vjeçare Linda, me vajzën dhe familjen e saj, që prej 7 shtatorit.
Ndërkohë që nuk po ndihej mirë, ai i tha doktorit për dhimbjet e tija në kraharor, në datën 13 shtator dhe ditën tjetër shkoi në spital, ku qendroi dhe një natë.
Në 18 shtator ai po notonte në pishinë me fëmijët e vajzës ku i ra të fikët, e dërguan në spital dhe aty vdiq.
Trupi i tij u rikthye në Britani nga Dubai në 1 tetor, tetë ditë pasi familja ishte kthyer .
Në Britani, i bënë një autopsi të dytë, pasi menduan që rezultatet e autopsisë në Egjipt nuk ishin të sakta.
Por e vërteta ishte po e njëjtë.
Tani familja e tij ja ka lënë zgjidhjen vetëm organeve të drejtësisë në Egjipt.



