Një zjarr ka nisur që prej pasdites së sotme në malin e fshatit Vrijon në Njësinë Administrative Nikël në rrethin e Krujës.
Zjarri ka rënë në një zonë me shkurre, ku edhe zjarrfikësja e ka të vështirë për të ndërhyrë për shkak të terrenit.
Deri më tani janë djegur 5 hektarë. Në vendngjarje ndodhet policia dhe forcat zjarrfikëse. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht.


