Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në Kamëz aty ku shpërndau kartat e anëtarësisë, dha mesazhe politike për mbylljen e basteve, por nuk kurseu batutat edhe në këtë takim.
Në fjalën e tij, Rama iu bëri thirrje të rinjve që të shpërndajnë sa më shumë postimet e PS në rrjetet sociale, dhe këtë Rama vendosi t’jua kërkojë të rinjve me humor.
Batutat e plota
Edi Rama: Vajzë, patjetër. Sa më shumë gra dhe vajza të kemi, aq më në rregull jemi. Brunilda, ti je? Mu duke si ajo, po ajo qenke.
Brunilda: Faleminderit për kartën. Do japim kontributin tonë për PS.
Edi Rama: Nxirrini pak telefonat. Nxirrini telefonat dhe bëjini share asaj që tha Brunilda. Kështu ke ardhur në PS ti? Të kursesh internetin? Bëjini share, ç’më shikon mua? Ti mos më bëj mu fotografi por bëje share. Dëgjon apo jo, ai është aktivitet politik. Ça bën mo? Kursen internetin? Jepi mo, jepi share.
Një nga të rinjtë: S’kam internet
Edi Rama: Ku e ke mo telefonin, ti mo ti? Shihe shihe, ka marrë pantallonat e mia, kur isha më i ri. Hape çik faqen ta shohim ça nxjerr.
Ti s’ke internet? Ti i ke pantallonat wireless…


