Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me hetimin dhe kasionin e zhvilluar në Has, ku DEA amerikane zbuloi një laborator të madh heroine.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se në pranga janë vënë 5 persona.
Dy të fundit që janë identifikuar janë një grua e një burrë.
Bëhet fjalë për Anila Shutin, bashkëshorten e Xhavit Shutit dhe Vehbi Barushin. Ky i fundit është punonjës i Bashkisë së Krujës. Ende nuk dihet roli i Barushit.
Ndërsa tre të tjerët e arrestuar ishin Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti.


