Kryeministri Rama me anë të një video-je në kanalin e tij të “ERTV”, tregon vizitën në qytetin e Fierit. Ai tregon spitalin e transformuar, ku sapo hapet edhe reparti i ri i trajtimit të kancerit.
Gjatë kësaj vizite Rama u shoqërua dhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali , që kërkon shumë punë akoma…, shkruan Rama në rrjetin e tij social të “Facebook”.
ERTV Live😊: Fier – Në spitalin e transformuar rrënjësisht, ku sapo hapet edhe reparti i ri i trajtimit të kancerit. E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma…
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 20. Oktober 2018


