• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FINANCIMI I MEDIAVE NGA GREQIA/ Idrizi: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë
Home
Shqipëri

FINANCIMI I MEDIAVE NGA GREQIA/ Idrizi: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

20 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi kërkon nga presidenti Meta, të mbledhë Këshillin e Sigurisë kombëtare, pas denoncimit të lajmit se nje pjese te mediave dhe opinionistëve në Shqipëri janë të financuar nga shteti grek. Në një deklaratë për mediat, Idrizi u shpreh se ajo c ka ai vetë paralajmëruar disa muaj më parë, po del para syve të shqiptarëve

“1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme. Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marrveshjen e detit, të varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të çamërisë. Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kur ju paralajmëruam per aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese tëe mediave shqiptare e ku disa individë gjoja të paanshem vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.  Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit egzekutoheshin mandatet e PDIU-sç, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatç u votuam nga 76 mije Shqiptarë, me një qëllim të vetëm: “Çameria mos të ekzistojë”. U  shpreh Idrizi.

“Sot Athina i ka duart  fort brenda në politikën shqiptare. “ vijoi më tej Idrizi ndërsa theksoi se i kërkon Presidentit te Republikës të  mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare.  “Të vërë në lëvizje të gjitha agjensite ligj zbatuese për te hetuar e vene prapa dyerve të qelisë ata që kanë marë para ,shumat e qëllimet sepse vetëm në një muaj bëhet fjale per 1 milion. “

Deklarata e Plote: 

Sot skenari i blerjes së nje pjese te mediave dhe opinionistëve nga ana e shtetit grek po zbardhet nga vetë mediat greke .

Ajo që ne lajmëruam disa muaj më parë po del para syve të shqiptarëve.

1 milion euro fonde të zeza vetëm për muajin e fundit, me të cilat shteti fqinj ka blerë media e portale shqiptare duke i paraqitur tezat progreke si mendime të paanshme.

Qëllimi i këtyre fondeve ishte të vazhdojë të dëmtojë moralisht çështjet tona kombëtare, të manipulojë marreveshjen e detit, të varrosë çështjen Çame e të vazhdojë diskriminimin ndaj shqiptarëve të çamërisë.

Tani besoj se është e qartë që kemi thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën kur ju paralajmëruam per aktet e dënueshme, për blerjen e një pjese tëe mediave shqiptare e ku disa individë gjoja të paanshem vazhdonin të mbillnin urrejtje e armiqësi për shqiptarët e Çamërisë.

Ishim të qartë kur ju spjeguam se si në zgjedhjet e fundit egzekutoheshin mandatet e PDIU-sç, që në Parlamentin e Shqipërisë të mungonte faktori politik Çam, megjithatç u votuam nga 76 mije Shqiptarë, me një qëllim të vetëm: “Çameria mos të ekzistojë”.

Sot Athina I ka duart fort brenda në politikën shqiptare.

Kur kemi folur për idiotët e dobishëm të Athines, e kishim fjalën për ata të shitur që me pagesë apo pa pagesë janë bërë vasalë të Athines dhe kanë frikç për pushtetin e tyre.

Sa e sa herë Athina zyrtare ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe na ka kërcenuar në rrugën tonë drejt BE-sç asnjë nga Qeveritaret tanë nuk flet e një pjesë e mediave hesht.

Sa e sa gazetarë e media kanë stigmatizuar me racizëm komunitetin Çam jo në Kohën e Komunizmit por sot ..

Kur në rrihemi, vidhemi, stigmatizohemi së kërkojmç të drejtën tonë, një pjesë e mediave tallet e i shërben me zell relativizimit të Çështjes Çame.
Ne ngremë zërin për marrçveshjen e toponimeve ku 700 pleq Çam detyrohen të ndërrojnç vendlindjet prap heshtje …

Ne ngremë zerin për ligjin e minoriteteve ku shqipëria u bë me 9 minoritete e zonat minoritare greke zgjerohen nga Finiqi e Dropulli, në Himarë e kudo prap heshtje.

Në ngrejm zërin kur ndërtohen Varrezat e ushtarëve grek për turpin tonë e asnjë sflet … se është humane thonë e shkruajnë

Po një varrezë për mijëra Shqiptarë të Çamërisë nuk është Humane ?

Kur ne ngremë zërin e alarmin për marveshjen e Detit dhe Greqia Deklaron që do zgjerohemi nga 6-12 milje ,dhe Presideni deklaron që pa bërë funksionale Gjykaten Kushtetuese nuk duhet të vazhdojm me këtë marveshje , e prape asnje nuk flet ..megjithatë se indiciet për këtë marveshje janë alarmante ….

Kur ne kërkojmë përkrahje për një nga tragjedite dhe padrejtesitë më të mëdha dha që I është bërë kombit Shqiptar, Çështjen e Genocidit të Shqiptarëve të Çamerise ,disa heshtin e stigmatizojn …..

Po është për turp o te shitur se jemi shqiptarë po si Ju ..

Kur ne denonconim dje në Parlament e sot cdo dite aktivitet antikushtetuese për Vorio Epirin ku dalin deputetë e funksionarë të lart grek me flamurin e Zografit , asnjë nuk flet e asnjë nuk vepron ..

Pse ku jemi ku po shkojm ?

Sot një pjesë e Politikës ajo që tregon vasalitet te vazhdueshëm ndaj Greqis hesht ..
një pjese e mediave hesht dhe është e blerë ..
prandaj jemi në një emergjencë Kombëtare e akuzave të rënda për Tradhëti Kombëtare ..

Në këto kushte :

I kërkojm President ete Republikës të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të vërë në lëvizje të gjitha agjensite ligj zbatuese për te hetuar e vene prapa dyerve të qelisë ata që kanë marë para ,shumat e qëllimet sepse vetëm në një muaj bëhet fjale per 1 milion…

po me vite sa është kjo shume ….

I bëj sot thirrje Presidentit të Republikës të kërkojë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombetare, etë kërkojë informacionet e nevojshme për të kuptuar sasinë e vërtete të fondeve të zeza –sekrete të dhënë nga Ministria e Jashtme greke,Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimet Sekrete Greke dhe qëllimin dhe ndikimin real që kanë patur këto fonde në manipulimin e opinioit publik dhe vendimarrjen e shtetarëve shqiptarë.

Ritheksoj që janë 1 milione euro vetëm për një muaj, e asnjëherë nuk do kuptojmë sasinë e vërtetë të fondeve të paligjshme të derdhura në vend, nëse nuk shtrohet si një prioritet për sigurinë kombëtare.

I kërkojm urgjentisht Prokurorise së Përgjithshme të Hetoje, cilat janë portalet , gazetat , televizionet , gazetarët , biznesmenët , Ojq që janë financuar nga Fondet e Zeza sekrete të ministris së Jashtme Greke , të Ministris së Mbrojtjes dhe Shërbimit Inteligjent Grek,
Ku u investuan?
Me çfarë qëllimesh?
Cilat ishin qëndrimet e mbajtura prej këtyre mediave?

Cilët persona u implikuan personalisht në këtë operacion?

Çpo bën Prokuroria e Përgjithshme .kur dje Prokuror e Athinës ka nisur Hetimet për nxjerrje të Sekretit Shteteror ?

Cpo bën Kryeministri I Shqipërise ,kur dje Kryeministri Grek del të përgenjeshtrojë e të kërcënojë me nxjerrje të sekretit Shteteror ?
Për sa kohë autoritetet e Tiranës dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë do të heshtin për këtë skandal të përmasave Kombetare ?

Me këtë rast e ftojmë Ministrin Bushati të vazhdojë të përshendesë bashkpunimin e turpshëm me homologun Kotzias të investuar direct me Fonde Sekrete në dëm të interesave Kombetarë të Shqiperisë .

Ne Shqiptarët e Çamerisë falenderojm e u jemi mirnjohes mediave patriote shqiptare që kanë venë alarmin ..

Ne Shqiptarët e Çamërise nuk Harrojme dhe miqte dhe armiqtë tanë . E gjitha është Çështje Kohe ..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZET SUPERSFIDA/ Mourinho “trondit” Chelsea: HAZARDIN do ​​ta doja te Man United
Previous article SKEDINA E DITËS/ Parashikimi i ekspertit: Këta janë ndeshjet që ju bëjnë FITUES

k.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT