• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISTERET E MËRKURIT/ Misioni që mund të eksplorojë origjinën e Sistemit Diellor
Home
Mister

MISTERET E MËRKURIT/ Misioni që mund të eksplorojë origjinën e Sistemit Diellor

20 October, 2018 k.autor Mister

A është bërthama e Mërkurit e lëngshme, apo e ngurtë? Pse, në planetin më të vogël të sistemit tonë diellor, bërthama është kaq e madhe? Çfarë mundet të na tregojë neve planeti më i afërt me Diellin, mbi ekzistencën e sistemit tonë diellor?

Një mision europiano-japonez hapësinor, pa ekuipazh, i mbiquajtur “BepiColombo”, është nisur për në hapësirë mëngjesin e kësaj të shtune nga territori i Guianës Franceze, pikërisht për të hetuar mbi këto të mësipërmet dhe mistere të tjera.

“BepiColombo është si një kalorës i bardhë me të dhëna më të mira dhe më të sakta”, tha Alain Doressoundiram, një astronom i Observatorit të Parisit. “Për të kuptuar formimin e Tokës, ne duhet të kuptojmë sesi janë formuar të gjithë planetet shkëmbore, përfshi Venusin dhe Marsin”, tha ai për “AFP”-në. “Mërkuri qëndron veçmas dhe nuk e dimë përse”, shtoi më tej ai.

Gjithsesi, suita e instrumenteve në bordin e raketës “Ariane 5” do të duhet fillimisht të udhëtojë për 7 vite dhe të përshkojë 9 milionë kilometra për të mbërritur në destinacion.

Në deklaratën pas lëshimit të saj, “ArianeGroup” tha se sateliti ishte doli me sukses nga fusha e gravitetit të Tokës dhe sapo kishte nisur udhëtimin e tij të gjatë, gjatë të cilit do të arrinte një shpejtësi deri në 40 mijë kilometra në orë.

Sipas Pierre Bousquet, një inxhinier në Qendrën Kombëtare për Kërkimet në Hapësirë në Francë dhe kreun e ekipit francez që ka kontribuuar për këtë mision, Mërkuri është “anormalisht i vogël”, duke nxitur kështu spekulimet se planeti thjesht i ka shpëtuar një përplasjeje masive në fillimet e hershme të tij.

“Një krater i madh i dukshëm në sipërfaqen e tij mund të jetë shenja e mbetur nga ajo përplasje”, është shprehur Bousquet. Por, gjetja e së vërtetës mbi këtë është tashmë në listën e “gjërave për t’u bërë” të “BepiColombo”-s.

Një nga shpjegimet që mund të sjellë ky mision është fakti se, përse bërthama e Mërkurit përbën gati 55 për qind të përmasave të vet planetit, krahasuar me 30 përqindëshin e bërthamës së Tokës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U GJET I DJEGUR BRENDA NË MAKINË"/ Zbardhet ngjarja: 39 vjeçari spërkati mjetin me benzinë dhe...(DETAJET)
Previous article "Miss Globe 2018"/ Vajzat më të bukura të botës po qëndrojnë në Shqipëri

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT