• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET VRASËSI I GAZETARIT SAUDIT/ Dalin provat se kush urdhëroi krimin
Home
Nderkombetare

ZBULOHET VRASËSI I GAZETARIT SAUDIT/ Dalin provat se kush urdhëroi krimin

19 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Ish-kreu i MI6 ka thënë se të gjitha provat sugjerojnë se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ishte pas vdekjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe se teoria që “elementët mashtrues” në ushtrinë saudite ishin përgjegjës është “trillim i hapur”.

Sir John Sawers ka thënë për BBC se vlerësimi i tij bazohet në biseda me burimet e larta të qeverisë britanike dhe njohuritë e tij mbi shërbimet e inteligjencës turke, përcjell Telegrafi.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai mendonte se Khashoggi, një kolumnist i Washington Post, pasojat për Arabinë Saudite do të ishin “shumë të rënda” në qoftë se liderët e saj kanë urdhëruar vrasjen e gazetarit disident.

Sawers, i cili ishte kreu i shërbimit të inteligjencës sekrete britanike deri në vitin 2014, pohoi gjithashtu se Princi i Kurorës do të kishte vepruar i vetëm nëse do të besonte se kishte “licencë” nga Shtëpia e Bardhë që të sillet ashtu siç dëshironte.

“Unë mendoj se Presidenti Trump dhe ekipi i tij po e kuptojnë sa e rrezikshme është që njerëzit të veprojnë me një ndjenjë se ata nuk do të kenë ndëshkim në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara”, tha Sawers.

Ai tha se teoria e “elementëve mashtrues” të vdekjes së Khashoggi “thjesht nuk qëndron” dhe se “më tutje minon respektin për Amerikën kur ai paraqitet me një trillim të tillë të hapur”.

Sawers tha se ai e respekton tërësinë dhe profesionalizmin e shërbimeve sekrete turke: “Niveli i detajeve që del nga burimet turke të sigurisë është aq i qartë sa që duhet të ekzistojë njëfarë regjistrimi”.

Dhe sipas mediave, përcjell Telegrafi, vërejtjet e Sawers-it ka të ngjarë të trajtohen edhe në Uashington.

 Raportet në Turqi thonë se Khashuol u vra brutalisht dhe trupi i tij u copëtua në brendësi të konsullatës nga anëtarë të një skuadre vrasjeje, të lidhur me Princin e Kurorës.

Sauditët i kanë hedhur poshtë këto raporte si të pabaza, por ende nuk kanë shpjeguar se çfarë ndodhi me Khashoggi, një kolumnist kontribues për Washington Post i cili shkroi në mënyrë kritike ngritjen e princit Mohammed në pushtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAQEDONI,PARLAMENTI VOTON/ 80 vota pro për ndryshimet kushtetuese
Previous article BEFASON SUEDEZI/ Ka luajtur me të dy ekipet, ja cilin zgjedh IBRA në derbin Inter-Milan

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT