• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO/ “Kam vetëm një kërkesë”, nëna e dy fëmijëve bën apel pas përmbytjes së shtëpisë për të gjashtën herë
Home
Sociale

VIDEO/ “Kam vetëm një kërkesë”, nëna e dy fëmijëve bën apel pas përmbytjes së shtëpisë për të gjashtën herë

3 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rajmonda Smoqi është një nënë e dy fëmijëve e cila ka braktisur shtëpinë e saj dy katëshe të mbuluar nga uji i lumit Erzen në lagjen “Erzen” në Shijak. Me zërin që i dridhet dhe me pikëllim të madh në sy, gruaja tregon sesi e braktisi shtëpinë para se uji të hynte në banesë.

Ajo tregon se si u largua së bashku me dy fëmijët nga shtëpia, para se lumi të hynte në shtëpinë e saj e të bëhej ‘zot shtëpie’. Në banesën dy katëshe ka qëndruar vetëm bashkëshorti i saj, ndërsa e gjithë lagjja është pa drita e pa ujë të pijshëm. Këtë verë kishte rregulluar shtëpinë pas përmbytjes së fillim vitit nga lumi. Gruaja ka vetëm një kërkesë: Të thellohet shtrati i lumit e të jetojë e qetë në shtëpinë e saj.

Dy ditë më parë nga prurjet e lumit Erzen, tre ura në Shijak janë shembur duke bllokuar tri fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët. Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, nga shtëpitë e tyre të përmbytura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Forcat e Armatosura në ndihmë të banorëve të Darzezës
Previous article Ja sa shpenzon për luksin e Xhensilës aktori i humorit Bes Kallaku

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT