Me kalimin e viteve teknologjia sa vjen e po zhvillohet gjithnjë e më shumë. Që nga transmetimi i informacioneve me anë të kodit mors e deri në ditët e sotme me anë të internetit. E madje në ditë e sotme, pa problem apo vështirësi mund të mbahen dhe kopje të tyre. Me anë të këtij të fundit mjaftojnë vetëm disa sekonda që informacioni të mbërrijë në adresën e shënuar apo të printohet aty ku dhe kur mund të të nevojitet apo duhet.
E megjithatë kjo gjë sërish sa vjen e bëhet gjithmonë e më e shpejtë. Një gjë të tillë në ditët e sotme e zotërojnë thuajsë çdokush. Sigurisht është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë, gjë e cila bën që të jetë aq shumë i përdorur.
Mesa duket me këtë gjë Prokuroria e Gjyqesore e Korçës ka disa probleme. Kjo Prokurori kërkon që të riparojë dy printera dhe një fotokopjeë. E për këtë gjë, ajo ka hapur një tender në datën 22.10.2018, si dhe përfundimi i tij do të jetë një ditë më vonë, pra në datën 23.102.2018, siç thuhet në dokumentacionin e dorëzuar në Agjensinë e Prokurimeve Publike.
Interesante është ideja sesi do të punojnë pajisjet egzituese, pra me fotokopjen dhe printerat ekzistues (të cilët mund të jenë problematik apo jofunksional, përderisa po kërkohet blerja e të tjerëve), deri në mbërritjen e atyre të rinj të cilët do të porositen.
Shpresojmë që të kenë gjetur një zgjidhje për printimin e materialeve të nevojshme, si dhe kryerjen e punës pa probleme, të paktën deri në përfundimin këtij tenderi dhe rregullimin e tyre.
Dokumenti i plotë: