• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çfarë ka zbuluar gjatë punimeve TAP në Berat
Home
Kulturë

Çfarë ka zbuluar gjatë punimeve TAP në Berat

21 October, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kulturë

Ndërtimi i gazsjellësit TAP ka nxjerrë në dritë një sit arkeologjik të panjohur më parë, të shtrirë në kohë, ku shtresa më e hershme daton nga shekulli VI pas Krishtit. Zbulimi është bërë shumë pranë Beratit, në fshatin Fushë-Peshtan.

“Ky është një sit vërtet shumë i rëndësishëm. Ka një diapazon të gjerë në kohë. Faza më e hershme e tij fillon në shekullin VI të Erës Sonë, në një kompleksitet jo vetëm strukturash ndërtimore, por edhe objektesh me karakter publik siç është objekti religjioz i kapelës, apo kishës së antikitetit të vonë, apo si një objekt tjetër me natyrë publike siç është banja që i përket një faze më të vonë”, deklaron Lorenc Bejko, ekspert i trashëgimisë.

Ky është një nga sitet më të mëdha e më komplekse që ka ndeshur korridori i ndërtimit të gazsjellësit TAP në Shqipëri.

“Zbulimi i një siti të tillë na ka vënë përpara një situate jo vetëm për ta gërmuar e dokumentuar, por edhe për të gjetur zgjidhjen e ndërtimit të gazsjellësit nëpërmjet devijimit dhe ridizajnimit të projektit original”, thotë Bejko, shkruan Top Channel. Pas zbulimit të këtij siti, Këshilli i Restaurimeve dhe Ministria e Kulturës janë ata që do të marrin në duar fatin e tij të mëtejshëm, së bashku me sfidat e shumta që siti paraqet, si:

Erozioni për shkak të terrenit të pjerrët, pronësia mbi tokën, aksesi për të sjellë vizitorë potencialë në këtë vend dhe aftësia për t’u administruar nga institucionet lokale në një periudhë aftagjatë.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Linja e parë e metrosë pa shofer, ja për cilin shtet bëhet fjalë
Previous article Bilanci i OSHEE, shënon një nivel rekord

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT