• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 16-VJEÇARIT NË FIER/ Detaje të tjera: Si nisi sherri, autori vetëdorëzohet në polici. Çfarë tha në sy të të atit
Home
Breaking News

VRASJA E 16-VJEÇARIT NË FIER/ Detaje të tjera: Si nisi sherri, autori vetëdorëzohet në polici. Çfarë tha në sy të të atit

19 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te tjera nga ngjarja e rënde dje ne Fier, kur sherri i momenti mes dy adoleshentëve në Fier përfundoi tragjikisht për jetën e njërit prej tyre.

Viktimë mbeti një 16- vjeçar nga fshati Hoxharë e Vjetër, i cili u qëllua me thikë në zemër nga një 17-vjeçar nga qyteti i Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në qendër të Fierit.

den

Viktima ka qenë duke pritur në një stacion autobusin për t’u rikthyer në fshatin e tij, kur është konfliktuar për motive banale me bashkëmoshatarin e tij, F.Gega. Pas një sherri verbal mes tyre, ata janë konfliktuar edhe fizikisht dhe 17- vjeçari ka nxjerrë një thikë, duke e qëlluar për vdekje. Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, për t’u vetëdorëzuar disa orë më vonë.

NGJARJA

Policia e Fierit është njoftuar për ngjarjen nga kalimtarë të shumtë, të cilët janë ndodhur në atë moment në vend. Sipas të dhënave, pas konfliktit verbal e më pas fizik mes tyre, autori ka nxjerrë thikën, duke e qëlluar 16- vjeçarin.

Tehu i thikës i ka prekur zemrën viktimës e për pasojë ai ka qëndruar në jetë vetëm disa minuta pas ngjarjes. Ai është dërguar me shpejtësi në Spitalin e Fierit, por plaga në organin jetësor ka qenë fatale e për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të shumtë në vend, të cilët kanë pohuar se sherri kishte nisur për motive krejt banale, “kush je ti e kush jam unë”. Më pas ata janë përleshur dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar.

Sipas të dhënave, viktima ishte nxënës në vitin e dytë në gjimnazin e fshatit Hoxharë. Ditën e djeshme ai bashkë me disa shokë të tij kanë dalë në qytet për të pirë kafe në një nga lokalet e saj dhe më pas në orët e drekës do të ktheheshin në banesat e tyre.

Në momentin e ngjarjes, 16-vjeçari ka qenë duke pritur në stacion autobusin, kur në rrethana ende të paqarta është konfliktuar me bashkëmoshatarin e tij. Sipas burimeve, adoleshenti ka qenë me tre shokë të tij, por asnjëri nuk ka mundur të ndërhyjë për të shmangur tragjedinë, pasi autori ka vepruar shpejt dhe askush nuk e ka parashikuar dot se ai mund të kishte armën e ftohtë me vete.

 

 

fIER KRYESORE

ARRESTIMI

Pas krimit të rëndë, 17- vjeçari është larguar me shpejtësi, duke humbur gjurmët. Menjëherë pas identifikimit, Policia ka shkuar në banesën e tij, por familjarët kanë mbetur të tronditur kur kanë mësuar atë çfarë kishte ndodhur me protagonist djalin e tyre.

Babai i 17-vjeçarit, F.Gega, ka bashkëpunuar me Policinë dhe pasi ka arritur të lidhej nëpërmjet telefonit me të birin, e ka bindur atë që të vetëdorëzohej. Sipas Policisë, në orët e darkës, adoleshenti është paraqitur bashkë me të atin në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ku edhe ka pranuar krimin e rëndë.

Sipas burimeve të Policisë, ai nuk është marrë në pyetje deri në orët e vona, pasi ishte mjaft i tronditur psikologjikisht dhe i pamundur për të dhënë një dëshmi të qartë në lidhje me ngjarjen që kishte ndodhur. Ai vetëm sa ka pranuar autorësinë, duke thënë se nuk kishte dashur ta vriste dhe se gjithçka kishte ndodhur pa paramendim në një moment konflikti të çastit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKJA E GAZETARIT/ Demokratët presion Trumpit: Trego bizneset që ke në Arabinë Saudite
Previous article E BUJSHME/ Mayweather nuk kënaqet me pak, pas Khabib synon duelin e dytë me...

F.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT