• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MPJ KA DHËNË PARA PËR LOBIM NË MEDIAT E SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË”/ Media greke raporton SKANDALIN
Home
Rajon

“MPJ KA DHËNË PARA PËR LOBIM NË MEDIAT E SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË”/ Media greke raporton SKANDALIN

19 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Mediat elektronike po qarkullojnë lajmin se Ministria e Jashtme greke ka financuar me fonde sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni.

Sipas një ligji të iniciuar nga ish Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, përdorimi i fondeve sekrete të ministrisë, shqyrtohet nga një komision i parlamentit.

“Shqyrtimi i fundit është bërë më 10 tetor. Dosja që u hap në zyrën e kryetarit të parlamentit përmbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh,”-ka informuar CNN Greek, duke shtuar se kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për mediat në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse.

Sqarimi mediatik që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë.

Nënkryetarët e parlamentit që kanë marrë pjesë në komisionin në fjalë, kanë thënë se po flitet për një informacion tepër të përgjithshëm dhe të padetajuar. Madje, kryetari i parlamentit Nikos Voutis, mësohet të ketë thënë se “shkakton indinjatë publikimi i gjoja shpenzimeve sekrete të MPJ, ndërsa krijon pikëpyetje serioze mbi qëllimet dhe synimet e politikanëve dhe mediave që i riprodhojnë këto lloj ‘lajmesh’.”

Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, ka kërkuar që të publikohen të gjitha detajet nga transaksionet e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes.

“Menaxhimi i fondeve shtetërore nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me ekuilibrat brenda qeverisë, por i intereson gjithë shoqërisë greke. Qeveria dhe personalisht zoti Tsipras duhet t’u japi përgjigje të pastra qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Demokracisë së Re.

Vetë qeveria ka akuzuar partinë më të madhe opozitare dhe kryetarin e saj, Kyriakos Mitsotakis.

“Publikimi i gjoja informacioneve mbi disponimin e fondeve sekrete dëmton direkt interesat kombëtare dhe është rezultat i mizerablitetit të Demokracisë së Re dhe zotit Mitsotakis”, ka nënvizuar zyra e shtypit të kryeministrit grek.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “20.000 LEKË PËR TË MARRË PROVIMET"/ BURG për infermierin e Korçës që u merrte para studentëve
Previous article SITUATË E TENSIONUAR BRITANI-BE/ "Çështja e kufirit irlandez mund të fundosë gjithë marrëveshjen e Brexit"

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT