• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BIOKIMISTJA E MADHE NGA SHQIPËRIA E VOGËL”/ Njihuni me Sarën, vajzën nga Mallakastra
Home
Sociale

“BIOKIMISTJA E MADHE NGA SHQIPËRIA E VOGËL”/ Njihuni me Sarën, vajzën nga Mallakastra

19 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

“Biokimistja e madhe nga Shqipëria e vogël, po realizon me sukses projekte të jashtëzakonshme për barna të reja terapeutike me bazë proteina për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë Alzheimerin.”

Kështu shkruante ditët e fundit buleti shkencor i Laboratorit Kombëtar të Los Alamos (laboratori ku u ndërtua bomba e parë atomike në botë që u përdor në  Luftën e Dytë Botërore) për studiuesen shqiptare të diplomuar në fushën e biokimisë në SHBA, Sara Lamçe.

Ajo është diplomuar për biokimi dhe është bërë e njohur në rrethet shkencore në SHBA, për kërkime të suksesshme për rritjen e efikasitetit të monooksigjenës, për prodhimin e prekursorëve të polimerit dhe përdorimin e teknologjisë së qelizave mikrobiale ‘Smart’.

Sara është diplomuar për biokimi dhe fillimisht ka bërë kërkime në kiminë kompjuterike, në Universitetin Seton Hall në Nju Xhersi ku ka bërë prezantime të shumëfishta dhe me zbulimet e saj interesante ka fituar disa çmime. Ajo ishte një nga pesë studiuesit që u vlerësuan maksimalisht për prezantimet e tyre kërkimore shkencore që u kualifikuan në Simpoziumin e 5 Marsit 2018 në Qendrën Shkencore të Lirisë dhe punon që këto zbulime t’i zhvillojë në Departamentin e Laboratorit të Energjisë, në New Mexico.

Faqja zyrtare e Kolegjit të Arteve dhe të Shkencës , “Seton HALL University” i ka kushtuar disa shkrime, në të cilat veçon kontributin e saj  për këtë çështje shumë të ndjeshme në shoqërinë amerikane dhe në botë.

Për këto studime, Sara Lamcaj ka marrë çmimin në Proline dhe është zgjedhur për një stazh post-diplomë në Los Alamos National, Laboratory në New Mexico. Përveç ekspertizës në fushën e biologjisë molekulare dhe biokimisë, bashkë me drejtuesin e saj në këtë fushë, Profesor Barry, një ekspert i shquar ky në manipulimin e mikroalgave dhe metabolizmit të metaleve, tashmë Lamçaj vijon të punojë për zbulimin e algave si një alternativë e besueshme për karburantet tradicionale të naftës. Ajo është e vetmja praktikante e zgjedhur nga Programi i Praktikimit të Laboratorit të Universitetit të Shkencave të Departamentit të Energjisë, qendër shumë e njohur kjo e kërkimit shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që daton që nga vitet 1940.

Sara Lamçaj, pas praktikës në këtë qendër, synon të bëhet anëtare në laborator deri në dy vjet, ndërsa shqyrton mundësitë për hapin e saj të ardhshëm për një karrierë kërkimore dhe përfundimin e dy studimeve që ka nisur.

Shkencëtari Stephen Kelty shprehet se të kesh Sarën pjesë të ekipit  në këtë projekt të rëndësishëm është më shumë se kënaqësi.

Lamçaj ka përfunduar kërkimet mbi përdorimin e aminoacideve në barnat terapeutike dhe në Los Alamos vazhdon hulumtimet për algat si një alternativë të mundshme ndaj karburanteve me naftë.

Ajo është një avokate e mjedisit dhe është shumë e entuziazmuar për studimin e zëvendësimit të karburanteve dhe produkteve të derivateve të naftës dhe kthimin e dëmeve që njerëzit kanë pasur në mjedis.

Stephen Kelty, profesor në projektin për aminoacidet, thotë se Lamcaj shpejt kuptoi konceptet dhe metodat, duke u bërë pjesë integrale e ekipit dhe emërimi i Lamçaj në LosAlamos është një përshtatje e përsosur për të dhe dëshirat e saj kërkimore. “Ajo,shton profesori i shquar, ka entuziazmin dhe këmbënguljen për të trajtuar probleme sfiduese dhe është një shkencëtare e talentuar.”

Sara Lamçe është vajza e një çifti nga Mallakastra që emigroi në Amerikë në mesin e viteve ‘90. Aleksandri, i ati i saj, ka shërbyer për shumë vite në Forcat e Armatosura në repartet më të skajshme të Shqipërisë dhe njihet si një oficer i talentuar që ka lënë gjurmë te shumë breza ushtarakësh për integritetin e spikatur dhe aftësitë e larta profesionale. Sakaq, Dona, e ëma e Sarës kujtohet nga të njohurit për cilësi  e virtyte të larta gjatë kohës që ka shërbyer për komunitetin në zonat e largëta të vendit. Sara është krenare që është bija e tyre dhe shprehet se pa përkujdesjen dhe kontributin e prindërve nuk do të ishte kurrë kjo që është sot.

Prindërit e Sarës

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKIFTERAT" VIDHNIN SENDE ME VLERË/ Kapen “MAT” 3 shqiptarë në Itali
Previous article Të virgjër apo jo? Ja si është të bësh seks për herë të parë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT