Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë të enjten se Presidenti amerikan Donald Trump e ka dëgjuar dhe ka qenë i gatshëm të përmirësojë marrëdhëniet SHBA-Rusi, pavarësisht situatës së komplikuar në politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara.
Putin i ka bërë këto komente gjatë një forumi në Soçi, ku është pyetur nëse pajtohet me mendimin se Trump dëgjon vetëm veten.
“Ndoshta ai vepron ashtu me dikë tjetër, mirëpo në këtë rast duhen fajësuar të tjerët. Unë kam dialog plotësisht normal dhe profesional dhe natyrisht që ai më dëgjon. E shoh që reagon ndaj argumenteve të mia”, ka shtuar më tej Putin, transmeton Reuters.
Lideri rus ka thënë se është normale që ata të mos pajtohen për shumë gjëra, pasi sipas tij, është diçka e zakonshme nëpër diskutimet me liderët e huaj.


