“Jam një burrë i bërë për t`i qëndruar pranë gjysmës së bukur të njerëzimit. Nuk kam qenë kurrë mashkulli i një gruaje të vetme”, pat deklaruar dikur aktori i famshëm francez, Alain Delon.
Dhe në të vërtetë, ai ka pasur pranë vetes plot femra në jetën e vet, të cilat nuk i ka dashuruar në të njëjtën mënyrë siç e kanë bërë ato vetë.
Alain Delon sot është i vetëm dhe i sëmurë dhe kjo si rrjedhojë e veprimeve të tij: kur dikush ngjitej shumë pas tij, e linte për një tjetër më të mirë.
Dashuria e parë dhe e madhe e francezit joshës ka qenë aktorja Romy Schneider.
Lidhja e tyre megjithatë nuk do të zgjaste shumë; ai e tradhtoi me një femër tjetër.
Romy praktikisht nuk e mori me veten kurrë siç duhet nga kjo ndarje. Ajo u lidh pa dashuri të madhe me Harry Meye. Jeta e saj u shkatërrua më pas nga vdekja e të birit në moshën 14-vjecare dhe vetë vdiq shumë e re nga një atak kardiak.
Christa Paffgen është një tjetër femër në listën e aktorit francez. Edhe këtë, ai e braktisi për dikë tjetër. Këngëtarja gjermane, e njohur me emrin e skenës “Nico”, pati me aktorin një djalë, por ai nuk e njohu kurrë ( edhe pse i ngjan tmerrësisht shumë). Impakti psikologjik ishte i madh tek Christa, e cila ra në ndikimin e drogës. Në moshën 50-vjeçare ajo vdiq nga një atak kardiak.
Nathalie Barthelemy, aktorja dhe modelja me origjine marokene, ishte femra me të cilën Alain Delon nisi një marrëdhënie ndërkohë që ishte i fejuar me Romy Schneider. Me Nathalie-në ai u martua gushtin e 1964-tës, një muaj përpara se të vinte në jetë djali i tyre, Anthony Delon. Martesa zgjati katër vjet dhe siç rrëfeu ajo vetë, ishte e mbushur me sherre. Zënkat madje kishin nisur që ditën e parë kur u takuan.
Ai e braktisi Nathali-në për Mireille Darc. Me Mireille, qëndroi 15 vjet, por ajo nuk bëri kurrë fëmijë. Në vitet 80, Mireille pësoi një hemoragji cerebrale dhe paskësaj, ai e la, ndonëse vazhduan të mbeten miq.






