Rodi u shndërrua në qendrën më të madhe të Mesdheut Oriental pikërisht falë vendndodhjes së saj gjeografike, që mundësonte tregtinë me Greqinë, Azinë dhe Egjiptin.
Mbreti Demetri i Poliarcetës, i njohur për eksperiencën ushtarake, aq sa në të ardhmen ushtarakët do t’i referoheshin teknikës së tij duke e emërtuar “Poliarcetica”, vendosi të sulmonte Rodin.
Por, qyteti i rezistoi sulmit të tij dhe Demetri u detyrua të tërhiqej.
Për të festuar këtë triumf, qyteti vendosi të ndërtonte në port një monument për të nderuar Zotin e Diellit, Helion.
Punimet i udhëhoqi Cares Lindos dhe momumenti u quajt Kolosi i Rodit.
Statujën fillimisht e veshën me hekur dhe me pllaka bronzi. Pasi përfundoi, ajo rezultoi të ishte jo më pak se 32 m lartësi. Madhësia statujës ishte e atillë saqë anijet kalonin mes këmbëve të tij.
Fama e Kolosit solli udhëtarë nga e gjithë bota antike për ta parë. Në atë kohë, sëbashku me Kolosin e Rodit, gjendeshin vetëm 5 mrekulli të botës.
56 vite me vonë se ndërtimi i tij, në 223 para e.s, një tërmet e shembi atë.
Banorët e Rodit ndoqën këshillat e një orakulli dhe vendosën t’i lënë pjesët e tij atje ku ranë nga tërmeti.
Copëzat e monumentit u lanë përgjatë 90 viteve në mënyrë të atillë, deri kur copat e bronzit u morën si plaçka lufte.



