Buxheti i planifikuar i Italisë nuk përbën një kërcënim të ngjashëm me Greqinë ndaj stabilitetit financiar të Bashkimit Evropian.
Shefi i shërbimeve financiare të Bllokut u shpreh më tutje se pavarësisht këtij fakti, Brukseli po vështron me kujdes se cilët mund të jenë “hapat e ardhshëm” .
“Para së gjithash ne nuk jemi në kohë krize. Ekonomia e Eurozonës po rritet prej disa vjetësh dhe sistemi bankar është më i fortë se gjatë krizës financiarë”, deklaroi Valdis Dombrovskis.
Qeveria italiane ka zbuluar thelbin e planit ekspansionist të buxhetit shumëvjeçar, duke rritur objektivin e deficitit fiskal në 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto vitin e ardhshëm.
Pra thënë ndryshe, tri herë më shumë se qëllimi prej 0.8 për qind, i vendosur nga administrata e mëparshme e qendrës së majtë.
Dombrovskis tha se i kishte dërguar një letër Italisë duke shprehur shqetësime rreth planit të buxhetit, që sipas tij në të tregohej qartë se vendi ishte duke devijuar nga objektivat e buxhetit afatmesëm.
Komisioni Europian ka kërcënuar disa herë se nuk do ta japë miratimin ndaj këtij buxheti, në rast se nuk respektohen marrëveshjet e arritura më herët me qeverinë e mëparshme.


