• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E MINISTRIT TURK NË TIRANË/ Me Shqipërinë kemi lidhje të lashta,jemi miq të vërtetë
Home
Politikë

VIZITA E MINISTRIT TURK NË TIRANË/ Me Shqipërinë kemi lidhje të lashta,jemi miq të vërtetë

18 October, 2018 Isa.Autor Politikë

TIRANE-Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu gjatë një vizite në Tiranë tha se Shqipëria nuk është vetëm një shtet me të cilin Turqia ka bashkëpunim në rajon, por edhe shtet mik me lidhje historike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk gjithashtu realizoi një takim edhe me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

“Shqipëria nuk është vetëm një shtet me të cilin Turqia ka bashkëpunim në rajon, por edhe mik i vërtetë me lidhje të lashta dhe historike”, tha kryediplomati turk gjatë takimit.

Çavuşoğlu theksoi se bashkëpunimi midis dy vendeve ka një kontribut të madh për mbështetjen e bizneseve prestigjioze turke dhe shqiptare. Ai tha se investimet e firmave turke në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme dhe se ato aktualisht kapin vlerë prej rreth 2,5 miliardë dollarëve.

“Do të kemi mundësinë që të shprehim dëshirën tonë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, sidomos në sektorin e edukimit. Me Shqipërinë si një shtet mik së bashku hedhim hapa përpara. Bashkëpunimi midis dy vendeve ka një kontribut të madh për mbështetjen e bizneseve prestigjioze turke dhe shqiptare. Shikojmë se ka një rritje të investimeve të kompanive prestigjioze. Kemi dhe një rritje të numrit të anëtarëve dhe kjo na bën krenarë”, deklaroi Çavuşoğlu.

 “Është e rëndësishme të rrisim investimet edhe në anën kualitative, Aktivitetet që dhoma organizon janë shumë të rëndësishme për të ardhur në ndihme për projekteve që janë të nevojshme në Shqipëri, që janë të rëndësishme për rritjen ekonomike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat e Ballkanit”, shtoi ai.

Sipas ministrit të Jashtëm të Turqisë, të rëndësishme janë edhe projektet për t’i ardhur në ndihmë popullsisë.

“Për marrëdhëniet ekonomike do të punojmë vazhdimisht. Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të hedhim hapa të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme. Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për ekonominë. Kemi besimin së marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të kenë një rritje”, tha ministri Çavuşoğlu.

Seyhan Pencablıgil, kryetar i Bordit Drejtues të ATTSO-së, theksoi gjatë takimit se kjo organziatë është krijuar për të mbështetur marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe, sipas tij, anëtarë janë edhe kompani shqiptare.

Ministri Çavuşoğlu nesër do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Ditmir Bushati, me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALMEDA ABAZI 12 VJEÇE/ Ja ndryshimet që ka pësuar...
Previous article VRASJA E 16 VJEÇARIT NË FIER/ Miku i tij bën postimin e TRISHTË: Ne mram u takum pse o vlla mle... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT