Mijëra njerëz nga Amerika Qëndrore kryesisht nga Hondurasi kanë nisur një marshim drejt kufirit SHBA-Meksikë.Ata rrëfejnë se po largohen nga uria dhe dhuna që ka mbërthyer Amerikën Qëndrore.
Plani i Arely Orellana është i thjeshtë,të shkojë drejt kufirit së bashku me dy vajzat e saja 5 vjecare derisa të bashkohet me motrën e saj që ndoshet në Houston,Amerikë.E vetmja gjë që duhet ata duhet të bëjnë është që të vazhdojnë të ecin edhe për rreth 3000 milje të tjera.Një tjetër person që ka marrë rrugën e vështirë drejt kufirit SHBA-Meksikë është edhe Luz Abigail që udhëton së bashku me djalin e saj 1 vjecar.Ajo shprehet se “është shumë e vështirë të dëgjoj djalin tim kur më thotë se jam i uritur dhe unë nuk kam cfarë ti jap”.
Një tjetër që ka marrë rrugën e vështirë drejt SHBA-së është edhe Mario David i cili la shtëpinë në Honduras sepse familja e tij nuk kishte të ardhura. “Edhe një kursim të vogël që mbajmë ndonjëherë na e marrin bandat e qytetit” shprehet David.Këto janë disa nga mijëra njerëzit e dëshpëruar që po marshojnë drejt kufirit SHBA-Meksikë,pasi gjendja në Amerikën Qëndrore është mjaft e rëndë ku kontrollin e vendit e kanë bandat dhe varfëria.
Pikërisht kjo ngjarje ngjalli reagime të shumta mes SHBA-ve dhe Meksikës.I pari që reagoi ishte presidenti amerikan Trump ku tha se Meksika duhet të mos e lejojë karvanin e njerëzve të kalojë kufirin.Por i menjëhershëm ishte reagimi i autoriteteve meksikane që deklaruan se cdo kush që ka pashaportë ose mjet identifikimi të rregullt do lejohet të kalojë. Karvani gjigand i njerëzve të larguar nga shtëpitë e tyre mendohet se arrin në rreth 4000 persona.


