• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITJA E PAGAVE/ Zbardhet vendimi për mësuesit, mjekët dhe ushtarakët
Home
Ekonomi

RRITJA E PAGAVE/ Zbardhet vendimi për mësuesit, mjekët dhe ushtarakët

18 October, 2018 k.autor Ekonomi

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje, rritje pagash për arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2019, kryeministri Rama u shpreh se në sektorin e shëndetësisë do të bëhet rritja më e lartë, prej 10%. “Në sektorin e arsimit do të kemi një tjetër rritje të konsiderueshme prej 7%. Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin, përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje. Po ashtu do kemi një rritje në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë në një masë që do të variojë sipas kategorive, 5%-7%”, sqaroi kryeministri.

“Brenda strukturës së buxhetit, ju do të shikoni që ky buxhet nuk është thjesht buxheti më i madh i radhës, por është një buxhet ku rritja e të ardhurave, krahasuar me vitin aktual, është shumë domethënëse dhe në raportin brenda për brenda kornizës së buxhetit është më domethënësja, krahasuar me buxhetet e mëparshme, pothuajse 300 milionë dollarë në një vit të vetëm”,-u shpreh Rama, sipas të cilit ky është një buxhet lirie. Sipas kreut të qeverisë të ardhurat e parashikuara do të mbështesin në radhë të parë, një numër apo një masë të rëndësishme politikash sociale, duke përmendur futjen për herë të parë të çekut të bebes. “Janë afro 30 mijë familje që do të përfitojnë nga një fond për rreth 20 milionë dollarë”, tha më tej Rama.

“Përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës gjithmonë, kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër, duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin dhe kështu ka qenë edhe për rritjen e pagave më parë, kështu do të jetë përsëri, për mjekët, për infermierët, për mësuesit dhe për ushtarakët. Sipas kryeministrit, “buxheti i ri do të mbështesë dhe një numër politikash të reja që nga ndërmarrjet sociale, si program alternativ integrimi për grupet e pafavorizuara, me target punësimin e personave në nevojë, tek ngritja e 27 shërbimeve të reja të kujdesit social dhe qendrave në mbështetje të shtresave më të prekura, tek familjet përfituese të ndihmës ekonomike me paketat social-shëndetësore dhe këtu përfshihen një sërë elementësh për 69 mijë familje”. Rama tha se janë parashikuar rreth gjysmë miliardi lekë në buxhet për të mbështetur qoftë infrastrukturën e rrugëve kombëtare, qoftë infrastrukturën e ujësjellësve, si dhe trajtimin e mbetjeve, rehabilitimin e mëtejshëm të rrjetit energjetik.

Ai tha se do të rindërtohet i gjithë rrjeti i qendrave shëndetësore. “Janë 100 qendra të tjera, pas 80 të parave, që janë në punë e sipër dhe që do të përfundojnë deri në fund të vitit. Janë 100 qendra të tjera shëndetësore që do të rindërtohen gjatë vitit të ardhshëm, ose do ndërtohen nga e para, si dhe disa projekte të tjera për spitalet.

Rritja e pagave

Në sektorin e shëndetësisë rritje prej 10%.
Në sektorin e arsimit do të kemi një rritje prej 7%.
Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin, përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje.
Rritje 5-7% rritje page në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë
Janë afro 30 mijë familje që do të përfitojnë nga një fond për rreth 20 milionë dollarë

Ngrihen 27 shërbimeve të reja të kujdesit social dhe qendrave në mbështetje të shtresave më të prekura, këtu përfshihen një sërë elementësh për 69 mijë familje.

Paketa fiskale

-Rritje e kufirit të pagës të tatueshme që sot është në nivelin nga 1.2 deri në 1.5 milionë.
– Ulje të dividentit në masën 8%.
– Zgjerim i përjashtimit të TVSH-së së importit të makinerive bujqësore që shkon për makineri dhe pajisje të reja. Kemi një reduktim takse për importuesit e autobusëve elektrike.
– Përjashtohen nga TVSH-ja të gjithë nënkontraktorët në industrinë fason, apo importues të lëndëve të parë për prodhim farmaceutik, që janë dy kontradikta të rënda që kanë qenë vazhdimisht dhe kanë krijuar shumë konfuzion.
– rritet tavani i xhiros për biznesin e vogël, që shkon nga 80-140 milionë xhiro, është vetëm 5% tatim-fitimi.-
– Ulje e borxhit 65.3% në vitin 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UNIKKATILI THUMBON NOIZYN/ Ja postimi i cili u fshi menjëherë (FOTO)
Previous article AEROPORTI I KUKËSIT/ Hapet gara për kompanitë e interesuara për projektin

k.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT