Vrasje, vjedhje, korrupsion po dëgjojmë çdo ditë aq sa ku janë kthyer në masakër ku vriten 3, 4, e deri në 8 persona si Ritvani I “Tmerrshëm” i cili nuk hezitoi të vriste të afërmit e tij. Por në Shqipërinë e vogël ka vrasje edhe më makabre si ato të vrasjeve të prindërve nga fëmijët.
Vriten prindërit për motive banale nga kova e llaçit e deri te çështja për të marrë para ose nga gjaknxehtësia. Duke lexuar këto krime kuptojmë shumë se as varfëria, as qeveria, as media e as kush tjetër nuk i ka fajin shoqërisë shqiptare të kryejë vrasje në kufijtë e një çmendurie. Ndoshta janë vetë vrasësit të çmendur të cilët më pas thonë jemi penduar për krimin.
Një fjalë e urtë thotë “Çtë bën fëmija nuk ta bën as Perëndia” kështu e pësuan dhe këta prindër të cilët i vrau dora makabër e fëmijës së tyre.
Alpenews.al ju sjell disa nga raste ku fëmijë vranë ftohtësisht fëmijët e tyre:
Çfarë ndodhi sot:
25 KORRIK 2017
1.Mirald Metallari 21 vjeç i cili një vit më parë, mori pistoletën e shërbimit të babait të tij, Myftarit, efektiv në komisariatin nr. 5 në Kamëz, dhe qëlloi mbi të. Sipas policisë, gjatë konfliktit të çastit për motive banale që nisi brenda banesës dhe përfundoi në oborr, ka ndërhyrë edhe e ëma e tij për t’i ndarë, por aksidentalisht, ka mbetur edhe ajo e plagosur. Nëna vdiq në spital pas disa ditës. Mirald Metallari sot u dënua nga gjykata me formë të prerë burgim të përjetshëm.
4 SHTATOR 2018
2.Porositësja e krimit të 3-fishtë 29-vjeçarja Blerta Pocesta e cila organizoi vrasjen e babait, nënës dhe motrës 13-vjeçare. Ajo u arrestua nga policia ku pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ajo që e planifikoi gjithçka. I vrau prindërit sepse donte tu merrte paratë.
12 KORRIK 2018
3.Leo Nika, 29 vjecari nga Xhafzotaj vrau prindërit e tij me armë zjarri të enjten është shfaqur i penduar para grupit hetimor.Ai ka rrëfyer edhe motivet e grindjes që përfundoi në tragjedi. Në gjendje të rënduar psikologjike, Leo Nika tha se debati me prindërit nisi për para.I papunë dhe i pashpresë Nika tregoi se donte te kthehej në Itali dhe për këtë paratë ua kërkonte prindërve.
9 QERSHOR 2018
4.Djali 26-vjeçar, Qemal Sela vrau prindërit e tij, Flamur Sela dhe Zeqimete Sela, duke i qëlluar me automatik. Probleme me depresionin dhe për 3 muaj kishte qënë i shtruar në një spital të shëndetit mendor në Angli.
/AlpeNews.al






