• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARIT SAUDIT/ Trump: “Dua regjistrimin audio të vrasjes”
Home
Botë

VRASJA E GAZETARIT SAUDIT/ Trump: “Dua regjistrimin audio të vrasjes”

18 October, 2018 Isa.Autor Botë

Presidenti Donald Trump është përfshirë personalisht në çështjen e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Përballë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump u shpreh se ai donte të shikonte nëse ekziston një regjistrim audio momentit kur është vrarë gazetari.

Presidenti amerikan i hodhi poshtë zërat se po përpiqet të mbulojë sauditët duke u justifikuar se thjesht po kërkon të zbulojë çfarë ka ndodhur realisht me gazetarin. Nga ana e tyre, autoritetet e Arabisë Saudite mohojnë ta ketë vrarë reporterin kritik të regjimit.

“Washington Post” ndërkohë publikoi shkrimin e fundit të gazetarit të zhdukur, në të cilin, si për ironi, ai fokusohej tek rëndësia e një shtypi të lirë në Lindjen e Mesme. Gazeta prestigjoze e kishte shtyrë vetë botimin e shkrimit me shpresën se 60-vjeçari do të rikthehej, por tani, thonë drejtues të saj, është e qartë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Artikulli është në thelb një shuplakë e fortë për situatën e medias në rajon. Bota arabe, thuhet aty, po përballet me versionin e saj të “Perdes së hekurt”, të vendosur jo vetëm nga aktorët e jashtëm, por edhe nga fuqitë e brendshme të etura për pushtet. Arabia Saudite është një prej aleatëve më të ngushtë të Uashingtonit dhe zhdukja e Khashoggit e vendos administratën amerikane në një pozicion të delikat dhe të vështirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "XHISIELA"/ Pas dëshmisë në Prokurori, kryebashkiaku Bushi: Berisha baltë ndaj meje. Jemi mësuar me...
Previous article AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Gruaja e ish-mbrojtësit italian i del në mbrojtje RONALDOS

Isa.Autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT